Shtypi turk 10.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 10 korrik 2021:

1688667
Shtypi turk 10.08.2021

Sabah” - Ömer Çelik: Turqia nuk është një kamp emigrantësh për askënd

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik tha të hënën se "Turqia nuk është kampi i emigrantëve të askujt. Do të ishte joetike të mos mbronim ata që i shpëtojnë vdekjes. Por nuk është e drejtë që ky vend (Turqia) të paraqitet si një kamp emigrantësh."

Star” - Lajm i mirë nga TURKOVAC, është 100% efektiv

Raportohet se TURKOVAC, e prodhuar në Turqi kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), është 100 për qind efektive kundër variantit britanik. Udhëheqësi i projektit të vaksinës TURKOVAC, Profesor Dr. Aykut Özdarendeli, deklaroi se vazhdojnë studimet edhe për variantin Delta. 

Vatan” - Uğur Şahin flet për variantin Delta

CEO i BionTech, profesor doktor Uğur Şahin, tha: "Vaksina e gjeneratës së parë antiCovid-19, e zhvilluar nga BioNTech-Pfizer, është efektive kundër të gjitha varianteve që qarkullojnë aktualisht, përfshirë atë Delta. Për këtë arsye, momentalisht ne nuk planifikojmë të bëjmë ndonjë studim të përshtatjes për vaksinën tonë.

Hürriyet” – Deklarata e kryeministrit gjeorgjian për Turqinë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili tha se ata i kushtojë rëndësi të madhe marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të tyre me Turqinë, fqinjin e tyre kufitar dhe partnerin strategjik. "Ne kemi një partneritet strategjik me Turqinë dhe natyrisht që i japim një rëndësi të madhe miqësisë dhe bashkëpunimit me Turqinë",- tha Garibashvili në një deklaratë bërë dje.

Haber Türk” - Një investim trilionë dollarësh në energjinë diellore dhe të erës

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se ka një trilion dollarë investime në energjinë eolike dhe dillore që do të bëhen nga sektori publik dhe privat gjatë 10 viteve të ardhshme. "Në këtë kontekst, si Turqi, ne duam ta kthejmë në avantazh varësinë tonë të jashtme nga nafta dhe gazi duke përfituar maksimalisht nga energjia e rinovueshme",- shtoi ai.



Lajme të ngjashme