Shtypi turk 04.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 4 gusht 2021:

1685382
Shtypi turk 04.08.2021

Vatan” - Erdogan bisedoi në telefon me homologun e tij bullgar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan pati një bisedë telefonike me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Gjatë bisedës, u diskutua bashkëpunimi në luftën kundër zjarreve në pyje dhe çështje që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti Erdoan e falënderoi homologun e tij bullgar, i cili përcolli ngushëllimet për zjarret në pyje, për solidaritetin dhe mbështetjen e ofruar në përpjekjet me zjarret.

Yeni Şafak” – Reagimi i Turqisë ndaj ShBA-së për emigrantët afganë

Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë që kishte bërë të hënën, kishte deklaruar se aplikimet për programin e pranimit të emigrantëve do të merren nga vendet e treta, duke aluduar për Turqinë. Kurse në deklaratën e lëshuar Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me këtë çështje, u tha: "Vendi ynë, i cili ka pritur numrin më të madh të refugjatëve në botë gjatë 7 viteve të fundit, nuk ka kapacitet për t'u përballur me një krizë të re migracioni në emër të një vendi të tretë. Ne nuk e njohim vendimin e papërgjegjshëm të marrë pa u konsultuar me vendin tonë”.

Haber Türk” - Takim për Sirinë midis Turqisë dhe Rusisë

Zëdhënësi i Presidentit, Ibrahim Kalın u takua në Kompleksin Presidencial në Ankara me Përfaqësuesin Special të Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentiev. Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet aktuale në Siri dhe procesi politik. Gjatë takimit, në të cilin u nënvizua rëndësia e respektimit të armëpushimit në Idlib, u ra dakord për të penguar sulmet provokuese që do të dëmtonin stabilitetin e siguruar nga marrëveshja. Gjithashtu në takim u vu theksi në luftën e vendosur kundër të gjitha grupeve terroriste, përfshirë PYD/YPG/PKK dhe DAESH.

Sabah” - Goditje e rëndë për PKK-në në veri të Irakut

Në ditën e 100-të të operacionit “Kthetra Vetëtima” dhe “Kthetra Rrufeja”, që vazhdon në veri të Irakut u vendos kontrolli i plotë në Avashin, arteria e organizatës terroriste separatiste PKK. Gjatë operacionit u neutralizuan 223 terroristë, 13 prej të cilëve drejtues të lartë. Me operacione ajrore u bënë të papërdorshme 28 tunele nëntokësore. Gjithashtu u asgjësuan 1.537 mina dhe eksplozivë artizanalë me fuqi të lartë shkatërruese. 

Hürriyet” - U shpall lista e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Tuma Arslantepe, që ndodhet në nënprefekturën Battalgazi të Malatya, i regjistruar në Listën Provizore të Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, është përfshirë në listën e përhershme. Çdo vit, dhjetëra mijëra njerëz e vizitojnë tumën (kodërvarr), e cila daton në vitet 5.000 p.e.s. Objekte e punime të shumta janë zbuluar në gërmimet e kryera deri më tani. Me të kaluarën e saj 7000-vjeçare, Tuma Arslantepe, ku lindi aristokracia dhe forma e parë e shtetit, ishte përfshirë në listën kalimtare në 2014.



Lajme të ngjashme