Shtypi turk 02.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 2 gusht 2021:

1684160
Shtypi turk 02.08.2021

“Hürriyet”Turqia, notë proteste Greqisë

Turqia i dha notë proteste Greqisë pasi një shtetas turk u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të veshur me rroba civile, nga ana greke e kufirit në Edrene.

“Star”Ministri Varank: Së shpejti do të kalojmë në fazën e re

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, bëri me dije se falë sakrificës së qytetarëve, Turqia është pranë përfundimit të kërkimeve mbi vaksinës kombëtare të bazuar në grimcat e ngjashme me virusin (VLP). “Shpresojmë që të kalojmë në Fazën-3 së shpejti, pasi studimet e Fazës-2 janë drejt përfundimit. Ne parashikojmë që kjo vaksinë do të krijojë një imunitet të rëndësishëm edhe ndaj varianteve të reja”, deklaroi ai.

“Yeni Şafak”Fillon prodhimi i tubacionit që do të vendoset në shtratin e detit

Fatih Donmez, ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, njoftoi se numërimi drejt zeros për gazin e Detit të Zi vazhdon. “Ka filluar prodhimi i parë i tubacionit prej 169 kilometrash që do të shtrihet në shtratin e detit”, saktësoi ministri.

“Habertürk”Varank bëri saldimin e parë të anijes më të madhe në botë për transportin e peshkut të gjallë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, bëri saldimin e parë të anijes më të madhe në botë për transportin e peshkut të gjallë, e cila do të ndërtohet në Kantierin “Cemre” të rrethit Altinova, në provincën veriperëndimore Yalova. Anija do të eksportohet në Norvegji dhe është planifikuar të dorëzohet në vitin 2023.

“Sabah”Stambolli priti në qershor numrin më të lartë të turistëve në 16 muajt e fundit

Me fillimin e procesit të normalizimit, Stambolli priti 684 mijë e 621 vizitorë të huaj në qershor duke regjistruar numrin më të lartë të turistëve në 16 muajt e fundit. Ndër të huajt që erdhën në Stamboll, gjermanët zunë vendin e parë me 70 mijë e 989 turistë. Ata u ndoqën respektivisht nga iranianët, amerikanët, ukrainasit, irakianët, francezët dhe rusët.



Lajme të ngjashme