Shtypi turk 30.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 30 korrik 2021:

1682779
Shtypi turk 30.07.2021

"Sabah": Azerbajxhani dhe Turqia lidhen me korridor

Numan Kurtulmus, nënkryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), tha se korridori Zengezur, i cili do të lidhë Azerbajxhanin me botën turke dhe Turqinë, është kritik. Gazeta citon Kurtulmus të ketë thënë: "Nëse ky korridor vihet në jetë, do të ketë qasje të pandërprerë jo vetëm në Baku, por edhe në republikat turke."

"Hurriyet": Turqia është një nga aktorët e padiskutueshëm në Libi

Në një intervistë me gazetën spanjolle “El Pais”, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell tha se Turqia është bërë një aktor i rëndësishëm në Libi. Duke theksuar se ka baza detare turke në Libi, Borrell tha: "Kjo do të thotë që Turqia gjithashtu do të ketë një ndikim në migrimin përmes Mesdheut qendror."

"Yeni Safak": 3 masa kundër migrimit afgan

Forcat e Armatosura të Turqisë po zbatojnë një sistem sigurie me tre faza ndërsa forcojnë masat në kufijtë kundër migrimit afgan. Në nivelin e parë bëjnë pjesë mbikëqyrja, kontrolli, patrullimi, në nivelin e dytë pengimi dhe në nivelin e tretë arrestimet, dëbimet dhe veprimet ligjore. Burimet e sigurisë thanë se shumica e fotografive të postuara në mediat sociale për refugjatët afganë nuk janë aktuale dhe nuk janë bërë në kufijtë e Turqisë.

"Star": Një lajm i ri për gazin natyror është vetëm çështje kohe

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez tha se kanë zbuluar sasi të mjaftueshme të gazit natyror në Detin e Zi që do të mjaftojnë për 10 vjet. Gazeta citon ministrin Donmez të ketë thënë: “Zbulimet janë në vazhdim dhe kemi shpresë. Ne në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm mund të ndajmë lajme të mira nga zona në perëndim. Qëllimi ynë është të zvogëlojmë varësinë për energji nga jashtë.”

"Vatan": “Sancak” është fuqia e re e Turqisë

Raporti, i botuar në “Defense News”, një faqe amerikane e lajmeve nga sektori i mbrojtjes, prezantoi aftësitë superiore të sistemit turk “SANCAK”, i cili u zhvillua nga Turqia. Në artikull, u vu re se sistemi mund të prishë sinjalet dhe të ngatërrojë komunikimin me valët e thepisura nga toka, ajri dhe distanca e afërt. “Sistemi është i fokusuar në bllokimin e pajisjeve me frekuencë të lartë. Në këtë mënyrë, duke transferuar dezinformata në pajisjen e synuar, trupat miqësore fitojnë një avantazh në fushën taktike”, thuhet në artikullin e “Defense News”.



Lajme të ngjashme