Shtypi turk 29.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 29 korrik 2021:

1682338
Shtypi turk 29.07.2021

“Yeni Şafak”Ndizet zjarri i parë në gazin natyror të Detit të Zi

Në fjalimin e tij në Ceremoninë e Djegies së Gazit në Fushën Sakarya, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha: "Me futjen e gazit të Detit të Zi, ne do të zvogëlojmë varësinë tonë nga burimet e huaja. Një përpjekje e madhe po bëhet për të sjellë fazën e parë të gazit deri në vitin 2023.” Duke bërë me dije se do të vendosin 169 kilometra tuba në fund të detit vitin e ardhshëm, Presidenti theksoi se "kjo do të jetë lidhja më e gjatë në botë në thellësi të detit."

“Star”Turqia eksporton pastrues minash në Burkina-Faso

Pajisjet Mekanike të Pastrimit të Minave (MEMATT) të prodhuara nga Kompania e Menaxhimit të Fabrikave dhe Kantiereve Ushtarake (ASFAT), një filial i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, tani po eksportohen edhe në Burkina-Faso, pas shitjeve të para jashtë shtetit në Azerbajxhan. Kështu, ASFAT-i realizoi eksportin e parë të industrisë së mbrojtjes në Afrikë.

“Hürriyet”Sukses i madh nga Turqia!

Sipas raportit të titulluar “Perspektiva e Elektricitetit Evropian”, i cili përfshin gjysmën e parë të këtij viti dhe është hartuar nga qendra studimore “Ember” me seli në Londër, pjesa e energjisë eolike dhe diellore në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në Turqi u rrit në 12,9% gjatë kësaj periudhe. Kështu, Turqia është renditur e 17-ta në mesin e vendeve evropiane për prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe dielli.

“Sabah”Linjat Ajrore Turke të dytat në Evropë me 1.323 fluturime ditore

Kompania “Turkish Airlines” (THY) është renditur e dyta për numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë, me 1.323 të tilla në ditë. “Pegasus Airlines”, një tjetër shoqëri ajrore turke, gjithashtu u rendit e 8-ta në listën e linjave ajrore që fluturojnë më shumë në Evropë.

“Habertürk”Gërmimet në Patara zbulojnë skelete peshqish 2.300-vjeçare

Gjatë gërmimeve në Patara, qytet antik në rrethin Kas të provincës Antalie, në mesin e mbeturinave ushqimore u gjetën skelete peshku që datojnë 2.300 vjet më parë.



Lajme të ngjashme