Shtypi turk 28.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 28 korrik 2021:

1681429
Shtypi turk 28.07.2021

“Star": Presidenti Erdogan: Objektivi është të arrijmë në 500 milionë dollarë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Angolës João Manuel Gonçalves Laurenço se “Vëllimi tregtar midis dy vendeve tona të fuqishme është shumë i ulët. Marrëveshja jonë në radhë të parë është të arrijmë në 500 milionë dollarë."

“Yeni Safak”: Forbes amerikan: Turqia krijon treg eksporti në fushën e dronëve të armatosur

Shtypi botëror vazhdon të flasë për suksesin e Turqisë në fushën e dronëve. Revista Forbes me seli në SHBA raportoi se Turqia ka krijuar një treg të madh eksporti për dronët. Raporti tha se këta dronë do të vazhdojnë të fitojnë klientë midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve evropiane.

“Vatan": Turqia është vënë në veprim në kufirin me Iranin

Prefekti i Vanit Mehmet Emin Bilir deklaroi se me rritjen e presionit të migracionit, një mur do të ngrihet përgjatë gjithë vijës kufitare 295 kilometra për të siguruar kufirin Turqi-Iran, me qëllim të parandalimit të kalimeve të paligjshme, kontrabandës dhe për të parandaluar depërtimin e terroristëve.

“Hurriyet": Ekspozohet “buzëqeshja” që është emogji i parë në botë

Katër vjet më parë në qytetin antik në Karkamis në kufirin me Sirinë në Gaziantep u gjet një shishe uji me emogji të 'buzëqeshjes'. Shenja e buzëqeshjes në shishe 3.700 vjeçare është emogji i parë në botë. Brenda 1 muaji 10.000 njerëz vizituan Muzeun Arkeologjik në Gaziantep për të parë shishen në fjalë.

“Sabah": Më shumë se gjysmë milioni turistë erdhën në Antalie në vetëm 9 ditë

Gjatë periudhës 17-25 korrik, në Antalie erdhën 562.907 mysafirë të huaj nga vende të ndryshme, në mesin e të cilëve 200.356 turistë nga Rusia, 76.152 nga Gjermania, 68.663 nga Ukraina, 28.898 nga Polonia dhe 15.917 nga Kazakistani.



Lajme të ngjashme