Shtypi turk 16.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 16 korrik 2021.

1676246
Shtypi turk 16.07.2021

“Yeni Şafak”: NË 15 Korrik sheshet u mbushën përsëri

Kanë kaluar 5 vjet nga tentativa për grushtshteti e organizatë terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016. Populli që atë natë doli në sheshe me thirrjen e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan shkroi një histori heroizmi të madh. Dje, në të gjithë vendin, Turqia edhe përkujtoi dëshmorët e saj, edhe festoi fitoren e saj kundër puçistëve.
“Hürriyet”: Erdogan: Nuk do të mund të pengojnë ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Presidentit, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim drejtuar kombit me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar. “Ne u themi entuziastëve që kanë qëllime tinëzare kundër kombit tonë: ju nuk do të keni sukses. Ata nuk patën sukses dje, nuk patën sukses sot, shpresoj se nuk do të kenë sukses as nesër, nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan.

“Vatan”: Çelet muzeu i Demokracisë së 15 Korrikut

Presidenti Erdogan inauguroi Muzeun e Demokracisë të 15 Korrikut, të ndërtuar përballë Kompleksit Presidencial, ku përpjekja tradhtare e puçit të FETO-s do të rrëfehet me efekte të veçanta zanore dhe vizuale. Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan përjetuan momente emocionale ndërsa shikonin videot në një prodhim të veçantë, ku ndaheshin përvojat e qytetarëve që i rezistuan përpjekjes për grushtshtetit .

“Haber Türk”: Simboli i unitetit kombëtar dhe fuqia shpirtërore  

Thirrja në xhami (sela), simboli i unitetit dhe solidaritetit në tentativën për grushtshteti, u bë njëkohësisht në të gjitha xhamitë në të gjithë vendin në 81 rrethe në 90 mijë xhami. Thirrja, e cila nxori në pah frymën e unitetit dhe i dha forcë shpirtërore kombit gjatë tentativës, kumboi përsëri në të njëjtën kohë nga të gjitha xhamitë në të gjithë vendin që nga ora 00:13 në Turqi.

“Star”: Mesazh i qartë nga sheshi më i famshëm në botë: Turqia është e pakalueshme

Imazhet që përshkruajnë luftën e kombit turk kundër tentativës për grushtshteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO) u botuan në ekranin gjigand digjital në ”Times Square” në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e 15 Korrikut Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar. Në ekranin gjigant digjital në shesh, u shpjegua me mesazhe 'Fitorja e Demokracisë' dhe 'Turqia është e pakalueshme'.



Lajme të ngjashme