Shtypi turk 14.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 14 korrik 2021:

1675329
Shtypi turk 14.07.2021

“Sabah”Erdogani bisedoi me presidentin e Kinës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të martën një bisedë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping. Gjatë bisedës u diskutuan hapat për të përmirësuar marrëdhëniet Turqi-Kinë dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht tregtia, investimet, energjia, transporti dhe shëndetësia. Erdogani tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë që paraqet për Turqinë jetesa e turqve ujgurë në prosperitet, liri dhe paqe si qytetarë të barabartë të Kinës.

“Hürriyet”Ministria e Punëve të Jashtme reagon ndaj Greqisë për Galatasarayin

Ambasadori grek në Ankara, Michael-Christos Diamessis, u thirr të martën në Ministri për shkak të shqetësimit të shkaktuar nga qëndrimi i treguar në aeroport ndaj ekipit të futbollit Galatasaray, i cili shkoi në kryeqytetin Athinë të Greqisë për të luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën e futbollit Olympiacos. Ministria i përcolli ambasadorit Diamessis një notë proteste të fuqishme për keqtrajtimin e skuadrës turke, ku u vërejt se situata me të cilën u përball ekipi Galatasaray ishte parregullsi, diskriminuese dhe larg të qenit miqësore.

“Vatan”Deklaratë nga ministri Akar për Afganistanin

Duke folur të martën rreth menaxhimit dhe sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” të Afganistanit, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha: “Ka zhvillime pozitive në NATO me iniciativë të Turqisë. Janë disa çështje për të cilat kemi rënë dakord me sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd James Austin. Qëllimi ynë është të vazhdojmë kontributin tonë për sigurinë, paqen dhe mirëqenien e vëllezërve tanë afganë.”

“Haber Türk”Ministri Varank: Performanca e indeksit të prodhimit industrial në maj forcoi më tej pritjen tonë për rritje të lartë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, vlerësoi ditën e martë të dhënat e prodhimit industrial për muajin maj përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”. “Në maj, indeksi i prodhimit industrial u rrit me 40% në bazë vjetore dhe me 1,3% në bazë mujore. Kjo performancë forcoi më tej pritjen tonë për rritje (ekonomike) të lartë në tremujorin e dytë të vitit 2021”, u shpreh ai.

“Star”Greqia i shtyn refugjatët përsëri në Turqi

Komisionerja e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, deklaroi të martën se Greqia po i shtyn azilkërkuesit nga deti në Turqi në mënyrë të paligjshme. “Kjo është një shkelje e vlerave themelore evropiane”, theksoi ajo.



Lajme të ngjashme