Shtypi turk 13.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 13 korrik 2021:

1674699
Shtypi turk 13.07.2021

“Sabah”Mesazhi i Erdoganit për rritjen ekonomike

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një konferencë shtypi të hënën pas Mbledhjes së Kabinetit. “Ne do të vërtetojmë se jemi ekonomia në rritje e botës me shkallën e rritjes që do të regjistrojmë në vitin 2021. Po avancojmë me hapa të sigurta drejt ndërtimit të Turqisë të madhe dhe të fuqishme gjithashtu në ekonomi. Turqia tani është gati të bëjë hapin e saj në ligën më të lartë botërore politikisht dhe ekonomikisht”, tha Presidenti Erdogan mes të tjerash.

“Star”Turqia po fuqizohet në rajon

Takimi i Dialogut Ekonomik dhe Financiar të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë përcolli ditën e martë një mesazh të fortë bashkëpunimi në politikat financiare. Në deklaratën përfundimtare të publikuar nga Këshilli i BE-së u theksua se qëllimi i takimit ishte përgatitja e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për anëtarësimin e tyre në të ardhmen në Union.

“Yeni Şafak”Dy kompani turke në listën e “gjigantëve të mbrojtjes”

Dy kompani turke kanë hyrë në “Defense News Top 100”, e cila konsiderohet si lista më prestigjioze në botë e industrisë së mbrojtjes. Revista “Defense News”, organ shtypi ushtarak me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi rezultatet e listës “Defense News Top 100” për vitin 2021 në bazë të shitjeve të realizuara nga kompanitë e industrisë së mbrojtjes një vit më parë. Këtë vit, Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN) hyri në listë në vendin e 48-të dhe Kompania Turke e Industrisë Ajrore e Hapësinore (TUSAŞ/TAI) në vendin e 68-të.

“Habertürk”307 mijë e 417 turistë nga Rusia në Antalie në rreth dy javë

Antalia, një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit në botë, priti 307 mijë e 417 mysafirë rusë të ardhur me 1.095 fluturime në afërsisht dy javë.

“Hürriyet”Rekord i ri në shitjet e banesave të huajve

Teksa numri i shtëpive të shitura të huajve në Turqi në gjysmën e parë të këtij viti u rrit me 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 20 mijë e 488, kjo shifër u regjistrua si e dhëna më e mirë janar-qershor e të gjitha kohërave.



Lajme të ngjashme