Shtypi turk 18.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 18 qershor 2021.

1660515
Shtypi turk 18.06.2021

"Yeni Şafak": Erdogan: Nuk ka zgjidhje për problemet politike në rajon përveç dialogut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha pas Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore në Antalia se samiti theksoi luftën e përbashkët mbi migracionin dhe epideminë. Përshpejtimi i proceseve të pranimit të Turqisë në BE do t'i sjellë dobi unionit në një shkallë globale.

“Star”: Vendet e aleancës duhet të mbështesin Turqinë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila u takua me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, u prononcua për zhvillimet në Afganistan. Gazeta citon ministren gjermane të ketë thënë: "Unë shpreha mirënjohjen tonë nëse Turqia ndërmerr hapa për të luajtur një rol të rëndësishëm. Të gjitha vendet e aleancës duhet të mbështesin Turqinë."

“Sabah”: Alok Sharma: Përpjekjet e Emine Erdogan janë shumë të suksesshme

Alok Sharma, presidenti i Konferencës së Ndryshimeve Klimatike të Kombeve të Bashkuara, vlerësoi luftën e Turqisë kundër ndryshimit të klimës në një artikull për Sabah. Ai vuri në dukje se fushata që zhvillohet me shumë vendosmëri “zero mbeturina" e iniciuar nga gruaja e presidentit Emine Erdogan, planet për të mbrojtur pyjet dhe për të parandaluar shkretëtirëzimin janë shumë të suksesshëm.

“Hurriyet”: Vendimi i Turqisë nga Franca

Franca ka hequr Turqinë nga lista e saj e "vendeve të kuqe" për të cilat ka vendosur kufizime të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e epdemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Një karantinë e detyrueshme prej 10 ditësh është hequr për pasagjerët që udhëtojnë nga Turqia në Francë.

"Vatan": Vendim i ri për 'shërbim me ushqim' nga THY

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines (THY) Bilal Ekşi njoftoi se nga 18 qershor, ata do të fillojnë të ofrojnë ushqime në të gjitha fluturimet ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme