Shtypi turk 17.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 17 qershor 2021.

1659772
Shtypi turk 17.06.2021

"Sabah": Fjalë historike nga Erdogan në parlamentin e Azerbajxhanit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata historike ndërsa po i drejtohej Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit. Gazeta citon Presidentin të ketë thënë: "Sot ne qëndrojmë me Azerbajxhanin me të gjitha mundësitë tona. Le të di e gjithë bota që ne do të qëndrojmë pranë jush." Ai gjithashtu njoftoi se kanë propozuar formimin e një platforme që do të përbëhej nga 6 vende, Rusia, Turqia, Azerbajxhani, Irani, Armenia dhe Gjeorgjia, ndërsa uroi që të zhduken armiqësitë në rajon.

"Star": Lesser: Turqia është një aleat me rëndësie të jashtëzakonshme në NATO

Nënkryetari dhe Drejtori i Politikës së Jashtme të Fondit Gjerman Marshall (GMF), Dr. Lan Lesser ka thënë se "Në NATO pranohet gjerësisht mendimi se Turqia është një aleate e një rëndësie të jashtëzakonshme. Shumë nga krizat aktuale janë të vështira për t'u menaxhuar pa ndihmën e Turqisë."

“Yeni Safak”: Bateria e parë vendore bërthamore

Një prototip baterie bërthamore me jetëgjatësi të madhe është zhvilluar nga Universiteti Teknik Yildiz. Kjo bateri mund të furnizojë me energji pajisjet që mund të funksionojnë pa mbikëqyrje për një kohë të gjatë, të tilla si anijet kozmike, stimuluesit e ritmit të zemrës, sistemet nënujore dhe stacionet shkencore.

"Hurriyet": 4.862 pasuri kulturore jashtë vendit janë kthyer në Turqi

Që nga viti 2003, 4.862 pasuri kulturore të Turqisë jashtë vendit janë sjellë në vend nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, nga të cilat 423 janë kthyer në 6 muajt e parë të këtij viti.

"Haberturk": Aeroporti i Stambollit ende në vendin e parë në Evropë me 635 fluturime

Sipas një raporti të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (EUROCONTROL) Aeroporti i Stambollit u rendit i pari midis aeroporteve në Evropë me 635 fluturime të kryera të martën.



Lajme të ngjashme