Shtypi turk 10.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 10 qershor 2021.

1655326
Shtypi turk 10.06.2021

"Sabah": Mesazhi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Kirgizisë në luftën kundër FETO-s

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë prononcimit në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Kirgizisë Sadir Caparov të mbajtur në kryeqytetin Ankara tha se me homologun e tij kirgiz kanë diskutuar luftën kundër organizatave terroriste, veçanërisht organizatës terroriste gyleniste (FETO). Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Ne ramë dakord që FETO paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare për të dy vendet. Këtë kërcënim do ta kapërcejmë duke qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin."

"Hurriyet": Çavusoglu: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të bashkëpunojnë me Turqinë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dëshirojnë të bashkëpunojnë me Turqinë jo vetëm për çështjen e Libisë dhe Sirisë, por edhe në shumë zona nga Mesdheu në Detin e Zi dhe Kaukazin. Duke theksuar se ka alternativa për furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, Çavusoglu tha: "Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk japin sistemet Patriot, ne mund të marrim një sistem të mbrojtjes ajrore nga aleatët tanë të tjerë."

"Star": Shtypi amerikan: Mbështetja për PKK / YPG është një problem i madh

Në një artikull të publikuar në median amerikane shkruhet se mbështetja për organizatën separatiste terroriste PKK/YPG në Sirinë veriore paraqet një problem të madh në marrëdhëniet me Turqinë. “Një veprim i guximshëm nga Presidenti i SHBA Joe Biden në këtë pikë mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në artikull.

"Vatan": Prezantohet avioni kombëtar luftarak i Turqisë

Avioni kombëtar luftarak fluturoi në qiellin e kryeqytetit Ankara për herë të tretë dhe shfaqet në Panairin e Produktivitetit dhe Teknologjisë. Avioni që po shfaqet për herë të parë tërhoqi interes të madh. Ai do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësi prej 1.8 mach dhe një lartësi prej 55.000 metra. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës, Turqia do të prodhojë një avion luftarak të gjeneratës së 5-të me kapshmëri të ulët në radarë, manovrim të lartë dhe inteligjencë artificiale. Planifikohet që avioni kombëtar luftarak të dalë nga hangari në 2023.

"Haber Türk": Vaksina turke ka arritur në fazën e fundit

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se projekte të shumta për zhvillimin e vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) janë duke u zhvilluar në Turqi dhe se kanë arritur në  fazën e fundit në njërën prej tyre. “Javën tjetër ne do të vaksinojmë vullnetarët tanë në fazën e 3-të të studimeve njerëzore, që është edhe faza përfundimtare e vaksinës tonë vendore”, deklaroi ministri Koca.



Lajme të ngjashme