Shtypi turk 03.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 3 qershor 2021.

1651076
Shtypi turk 03.06.2021

“Yeni Safak”: Mesazh për Izraelin nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Në deklaratën e lëshuar pas takimit të djeshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtar (KSK), kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, u dënua Izraeli për kryerjen e masakrave në Gaza muajin e kaluar. "Në mënyrë që të mos përsëriten sulmet izraelite që përbëjnë krime lufte dhe për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për çështjen palestineze, komuniteti ndërkombëtar është thirrur të përmbushë përgjegjësinë e tij pa vonesë dhe sinqeritet", thuhet në deklaratë.

"Hurriyet": Ministri Çavusoglu prononcohet në lidhje me Izraelin

Në përgjigje të një pyetjeje gjatë konferencës së përbashkët shtypi me Robert Dussey, ministër i Punëve të Jashtme, Integrimit Afrikan dhe Diasporës së Togos,në lidhje me marrëdhëniet me Izraelin ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha: “Për të pasur marrëdhënie të shëndetshme me ne, pa marrë parasysh se çfarë qeverie do të jetë, Izraeli së pari duhet të braktisë politikat e tij të gabuara, duhet të ndalë sulmet ndaj Palestinës. Ai gjithashtu duhet të kthehet në procesin e paqes duke hequr dorë nga hapat që do të konsumonin zgjidhjen me dy shtete.”

"Star": Ministri Donmez deklaroi se janë investuar 25 miliardë euro në sektorin energjetik të Turqisë

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez deklaroi se Turqia, së bashku me partnerët e kompanive gjermane të energjisë, ka investuar rreth 25 miliardë euro në sektorin e energjisë të Turqisë në 18 vitet e fundit dhe ka krijuar më shumë se 15.000 vende pune, duke shtuar se "Këto shifra tregojnë besimin e kompanive dhe investitorëve gjermanë në sektorin energjetik dhe ekonominë e Turqisë.”

"Haber Türk": Publikohen shifrat e eksportit për muajin maj

"Me këtë vlerë, ne arritëm eksportet e dyta më të larta të majit në të gjitha vitet", deklaroi ministri i Tregtisë Mehmet Mus, ndërsa theksoi se eksportet e Turqisë në maj ishin 16.5 miliardë dollarë, që do të thotë një rritje prej 65.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

"Sabah": Bota flet për dronët e armatosur turq

Teknologjia e Turqisë e dronëve të armatosur dhe të paarmatosur, e cila është bërë një markë botërore në fushën ushtarake, kësaj radhe është vënë nën vëzhgim nga Zvicra. Një analizë e bërë nga shërbimi kombëtar i transmetimit i vendit theksoi se teknologjia turke, e cila ka marrë lëvdata në mbarë botën për dronët e saj dhe ka arritur fitore të shumta në shumë rajone të nxehta, veçanërisht në Azerbajxhan dhe Libi, është përshkruar si një mrekulli nga shtetet perëndimore.



Lajme të ngjashme