Shtypi turk 01.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 1 qershor 2021:

1649666
Shtypi turk 01.06.2021

“Yeni Şafak”Ndalimqarkullimi i plotë reduktohet në një ditë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi të hënën pas mbledhjes së kabinetit se duke filluar nga data 1 qershor, ndalimqarkullimi do të zbatohet nga ora 22:00 deri në 05:00 gjatë ditëve të javës dhe të shtunave, kurse në fundjavë do të ketë kufizim të plotë nga ora 22:00 e së shtunës deri në 05:00 të ditës së hënë. Erdogan bëri me dije gjithashtu se shumë biznese dhe veçanërisht restorantet e kafenetë do mund të shërbejnë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes, përveç të dielave.

“Hürriyet”Deklaratë për SHBA-në nga Çavusoglu

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se po bëhen përpjekje për një raport më të mirë me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Propozimi «mos përdorni» raketat «S-400» është i papranueshëm. Për momentin, pala amerikane nuk është tërhequr aspak në lidhje me raketat «S-400». (Presidenti i SHBA-së) Biden i tha Presidentit tonë në telefon se «ne duam të bashkëpunojmë nga afër me ju, sigurisht, nëse edhe ju dëshironi; por së pari duhet të kapërcejmë problemet ekzistuese mes nesh»”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.

“Habertürk”NATO admiron ushtarët turq

Ushtarët turq pjesëmarrës në stërvitjen e NATO-s “Steadfast Defender Europe 2021”, zhvilluar në Rumani me mbi 30 mijë personel nga 26 vende të ndryshme, ngjallën përshtypjet më të mira në NATO. Zyrtarët e Aleancës folën me lëvdata për pastërtinë e kuzhinave, banjave dhe tualeteve të ngritura në terren nga ushtarët turq.

“Sabah”Bota po flet për dronët “Kargu-2”

Një raport i ri i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se mjetet ajrore pa pilot “Kargu-2”, të prodhuara nga Turqia, kanë shënuar një risi në historinë botërore. Detajet më të spikatura të fitores së dronëve “Kargu-2”, të pajisur me sistemin e inteligjencës artificiale, kundër forcave besnike të puçistit Haftar në Libi, bënë jehonë të madhe në shtypin botëror.

“Star”Turqia në krye të OECD-së për nga rritja gjatë tremujorit të parë

Turqia është bërë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në mesin e shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me një performancë vjetore prej 7% në tremujorin e parë të vitit 2021.



Lajme të ngjashme