Shtypi turk 27.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 27 maj 2021.

1646770
Shtypi turk 27.05.2021

“Haberturk”: Turqia planifikon që deri në vitin 2023 në qiell të fluturojnë avionët e saj luftarakë pa pilot

Presidenti dhe Drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur në takimin e grupit të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë tha: "Turqia planifikon të fluturojë mbi qiell me avionin e saj luftarak pa pilot në vitin 2023. Aktualisht, ne kemi 180 mjete ajrore pa pilot të tipit ‘Bayraktar’ që operojnë në katër vende të ndryshme së bashku me Turqinë."

“Sabah”: Ministri Çavusoglu do të vizitojë Greqinë

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu në deklaratën e bërë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë tha se më 31 maj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të bërë nga homologu i tij grek, ndërsa shtoi se si pjesë e kontakteve të tij në Greqi ai do të vizitojë kryeqytetin Athinë si dhe Selanikun.

"Yeni Safak": 5 pajisje mekanike për heqjen e minave nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Azerbajxhan

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha dje se 5 pajisje mekanike për heqjen e minave (MEMATT) të prodhuara nga Fabrika Ushtarake dhe Kompania Aksionare Operative e Kantierit (ASFAT) brenda Ministrisë i janë dorëzuar Azerbajxhanit.

"Vatan": Vaksinat e reja BioNTech kanë mbërritur në Turqi

Avioni që mbante dërgesën e parë të 120 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, të cilën ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e njoftoi më parë, u ul në kryeqytetin Ankara dje. Vaksinat u transportuan me kamionë të veçantë ftohës në depon e vaksinave dhe drogave të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Star": Mjalti i prodhuar në Turqi ëmbëlson 40 vende të botës

Turqia në 4 muajt e parë të këtij viti eksportoi mjaltë me vlerë 9,5 milionë dollarë në 40 vende të botës. Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB) nga mjalti i eksportuar në 40 vende gjatë periudhës janar-prill, pati një rritje prej 24 për qind, përkatësisht 2 mijë e 502 tonë mjaltë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermania, Kuvajti, Belgjika, Katari, Spanja dhe Japonia u renditën si vendet ndër të cilat u bënë më shumë eksporte.



Lajme të ngjashme