Shtypi turk 25.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 25 maj 2021.

1645219
Shtypi turk 25.05.2021

"Yeni Safak": Presidenti Erdogan: Turqia për herë të parë në historinë e saj eksporton dronë në një vend anëtar të NATO-s

"Për herë të parë në historinë e saj, Turqia do të eksportojë dronë në një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së," tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Presidentit polak Andrzej Sebastian Duda për blerjen e dronëve nga Turqia.

"Star": Duda: Turqia është aleati ynë më i fortë në rajon

Presidenti polak Duda deklaroi se Turqia është aleati i fortë i vendit të tij në rajon, duke shtuar se "Unë besoj se brenda kornizës së NATO-s, si dy vende, ne mund të parandalojmë kërcënimet e jashtme."

"Sabah": Sihariq i ri për gaz natyror nga Deti i Zi

Duke vënë në dukje punimet e reja në Detin e Zi ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez u prononcua në lidhje me zhvillimet e fundit në Fushën e Gazit Sakarya. Gazeta citon ministrin Donmez të ketë thënë: "Le të presim deri në qershor për lajmet e reja. Punimet do të përfundojnë në qershor. Filyos do të bëhen epiqendra e shpimeve në det të thellë në rajonin e Detit të Zi."

"Haberturk": Trenat e 6-të dhe 7-të të eksportit nisen nga Turqia në Kinë

Trenat e bllokut të eksportit të 6-të dhe 7-të midis Turqisë dhe Kinës u nisën nga rrethi Kartepe i Kocaeli. Trenat që transportojnë pllaka të veshura me melamine të prodhuara në vend do të mbërrijnë në Xi'an të Kinës, pasi të kalojnë katër shtete në 12 ditë.

"Hurriyet": Turistët nuk heqin dorë nga Turqia megjithë kufizimet

Sururi Çorabatir, kryetari i Federatës Turke të Hotelierëve (TÜROFED), deklaroi se përkundër të gjitha kufizimeve në lidhje me koronavirusin, mysafirët që vizituan Turqinë u kthyen në vendet e tyre me shumë lumturi dhe besim. Gazeta citon Çorabatir të ketë thënë: "Mysafirët tanë vazhdojnë të na preferojnë pavarësisht kufizimeve të vendosura nga vendet e tyre sepse ata e shohin fushën e masave që ne marrim nga dora e parë dhe e dinë cilësinë e shërbimit që ne ofrojmë."



Lajme të ngjashme