Shtypi turk 12.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 12 maj 2021:

1638366
Shtypi turk 12.05.2021

“Vatan”: Çavusoglu: I bëmë thirrje Kombeve të Bashkuara për mbledhje të jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu më parë i kishin bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Organizatë së Kombeve të Bashkuara për një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me sulmet e Izraelit në xhaminë al-Aksa dhe Rripin e Gazës. Çavusoglu tha: “Ne gjithmonë i dënojmë sulmet, por komuniteti pret që ne të hedhim një hap. Tashmë sulme të tilla duhet të ndalen. Ne duhet të mbrojmë të drejtat e palestinezëve brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga vizioni i një zgjidhjeje me dy shtete."

“Sabah”: Falënderim për Turqinë nga Palestina

Ambasadori i Palestinës në Ankara Dr. Faed Mustafa deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe populli turk gjithmonë tregojnë qëndrimin e tyre kundër persekutimit izraelit. Duke theksuar se Turqia ka qenë gjithmonë shpresa e popullit palestinez, Mustafa tha, "Në emër të shtetit palestinez, unë do të doja të shprehja përshëndetjet dhe vlerësimet e mia për popullin e Turqisë që doli në rrugë dhe mbështeti qytetin e Jerusalemit dhe xhaminë Al-Aksa dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan për qëndrimin e tij vëllazëror."

“Haber Türk”: Reagime ndaj “Instagramit” për censurën e Izraelit

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik në lidhje me censurën e “Istagramit” për videon e hebrenjve të cilët festonin për zjarrin e rënë në xhaminë Al-Aksa, e cila u postua nga Selçuk Bayraktar, Drejtor Teknik i kompanisë “Baykar”. ‘Ata që e shndërrojnë urrejtjen në besim festojnë ndërsa vendi i adhurimit po digjet. Mediat sociale censurojnë ata që luftojnë me këtë urrejtje. Lufta jonë kundër gjuhës së urrejtjes do të vazhdojë", tha ai.

“Yeni Şafak”: Korrespondenti i “TRT World” vë me shpatulla pas muri zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë me pyetjen për “Palestinën”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price nuk diti si ti përgjigjet pyetjes së Korrespondentit të “TRT World”, Yunus Paksoy në lidhje me pyetjen për “Palestinën”. Price, i cili e pati të vështirë të përgjigjet për një kohë, evitoi të dënojë drejtpërsëdrejti sulmet e Izraelit që kanë shkaktuar vdekjen e shumë civilëve.

“Hürriyet”: 5 mesazhe kritike nga Bestepe

Në prononcimin e zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin për “Hurriyet”, dolën në plan të parë këto mesazhe: “Amerikës i rinovojmë ofertën tonë për avionët luftarakë F-35. Ne mund ta zgjidhim përmes negociatave me Amerikën çështjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, që kemi blerë nga Rusia, Ne jemi të angazhuar në marrëveshjen me Libi (për juridiksionin detar dhe ushtarak). Bota duhet t'i thotë "ndal" persekutimit izraelit. Nuk bëhet fjalë që ne të takohemi me Bashar Esad në Siri. Në lidhje me Bashkimin Evropian (BE), topi është plotësisht në fushën e tyre.”



Lajme të ngjashme