Shtypi turk 11.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 11 maj 2021:

1637807
Shtypi turk 11.05.2021

Hürriyet” – Trafiku diplomatik i Erdoganit për Palestinën

Përkundër faktit se krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Palestinë janë bërë një nga pikat kryesore të agjendës botërore, vendet nuk kanë bërë më shumë se sa lëshimi i mesazheve dënuese. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) është angazhuar për ndalimin e masakrës në Jerusalem dhe Gazë. Erdoan ka biseduar në telefon për këtë çështje me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe me Emirin e Kuvajtit, Sheikun Nawaf al-Sabah.

Sabah” -Erdogan mobilizon shoqërinë ndërkombëtare

"Presidenti Erdoan ka arritur të tërheqë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të tjera, veçanërisht OKB-së, për terrorizmin shtetëror që ushtron Izraeli," njoftoi Drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun. "Ne nuk do të rrimë duarkryq nga fakti që bota po bën lojën e tre majmunëve të mençur "mos shiko të keqen, mos dëgjo të keqen, mos fol keq". Ne nuk do të lejojmë që Palestina të pushtohet hap pas hapi", shkruan Altun në Twitter.

Haber Türk” - 5 parti politike turke dënojnë Izraelin

Grupet parlamentare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Republikane e Popullit (CHP), Partia Demokratike e Popujve (HDP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia IYI lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar sulmet e Izraelit në xhaminë Al Aqsa. Deklarata i bën thirrje të gjithë botës që pa humbur më shumë kohë të vënë në veprim bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë efikase dhe frytdhënëse kundër praktikave të Izraelit që janë në kundërshtim me të ligjin ndërkombëtar.

Yeni Şafak” - Turqia e bashkuar me gjithë zemër kundër Izraelit

Populli turk doli në rrugë për të protestuar ndaj sulmeve të Izraelit në territoret palestineze dhe në Xhaminë Al-Aka. Mijëra njerëz në provinca të ndryshme të vendit formuan autokolona në reagim kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa. Të mbledhur me flamuj turq dhe palestinezë në duar qytetarët shprehën mbështetjen e tyre me lutje për Palestinën.

Star” - Ka mundësi të mëdha për Turqinë në Libi

Ambasadori turk në Tripoli, Kenan Yılmaz tha se marrëdhëniet bilaterale turko-libiane do të vazhdojnë në një rrugë të mirë dhe se "ka mundësi të mëdha për biznesmenët turq në Libi, veçanërisht për eksportuesit dhe investitorët. Unë i ftoj ata që të vijnë në Libi."



Lajme të ngjashme