Shtypi turk 07.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 7 maj 2021:

1635906
Shtypi turk 07.05.2021

Vatan” – Çavuşoğlu për ‘Egjiptin’:“ Do të vazhdojë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka thënë se bisedimet me natyrë eksploruese që u mbajtën në Kajro midis delegacioneve të Turqisë dhe Egjiptit kaluan në një atmosferë pozitive dhe ai personalisht ka pasur kontakte me homologun e tij egjiptian Samih Shukri për arsye të ndryshme. “Bisedimet lidhur me hapat e mundshëm që do të ndërmerren me qëllim normalizimin e marrëdhëniet do të vazhdojnë në procesin në vijim”, ka deklaruar kryediplomati turk.

Hürriyet” – Turqia i bën apel shoqërinë ndërkombëtare për Izraelin

Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje shoqërisë ndërkombëtare të reagojë ndaj përpjekjeve të Izraelit për të zgjeruar vendbanimet e jashtëligjshme në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.

Star” - Vaksina e Turqisë ka hyrë në listën e OBSH-së

Presidenti i Këshillit të Turqisë për Kërkime Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK) prof. dr. Hasan Mandal ka deklaruar se vaksina inovative dhe inaktive e Turqisë e zhvilluar nga shkencëtarët turq kundër koronavirusit ka hyrë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Më parë në listën e OBSh-së kishte hyrë edhe vaksina turke e prodhuar me teknologjinë VLP (grimca të ngjashme me virusin).

Sabah” – ShBA në vend të parë në eksportin e sektorit turk të mbrojtjes dhe aviacionit

Në 4 muajt e parë të vitit Turqia ka eksportuar rreth 1 miliardë produkte të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit. Vendin e parë në eksportet turke deri tani për këtë vit e zunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 386,1 milionë dollarë.

Yeni Şafak” - Pas Ukrainës, vjen në Turqi edhe delegacioni rus

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alpaslan tha se delegacioni ukrainas që kishte qenë në Turqi javën e kaluar e kishte vlerësuar të suksesshëm Programin e Certifikimit të Turizmit të Sigurt në Turqi. “Po punojmë që një projekt të ngjashëm ta realizojmë edhe me Rusinë. Me delegacionin rus mund të takohemi para Bajramit të Madh (Ramazanit)”, theksoi zv.ministri turk i Turizmit, Nadir Alpaslan.



Lajme të ngjashme