Shtypi turk 04.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 4 maj 2021:

1633674
Shtypi turk 04.05.2021

Vatan” - Reagimi i zëdhënësit të AK Partisë, Ömer Çelik ndaj Anastasiadis:"Ua rikthejmë me të njëjtën monedhë këtë mosrespektim”

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik e tha këtë në një deklaratë në lidhje me akuzat e udhëheqësit grekoqipriot, Nikos Anastasiadis për Turqinë. "Ne ua kthejmë me të njëjtën monedhë këtë mungesë respekti ndaj Republikës së Turqisë e popullit tonë. Nëse është diçka e pranueshme nga ana e Bashkimit Evropian që pala grekoqipriote ta bëjë Unionin ‘lodrën’ e vet, atëherë i pafshin hairin", tha zëdhënësi Çelik në një deklaratë që bëri të hënën për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Hürriyet” - Presidenti turkoqipriot Tatar i jep një përgjigje të ashpër udhëheqësit grekoqipriot Anastasiadis

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar i bëri thirrje liderit të administratës grekoqipriote, Nikos Anastasiadis që “të shikojë veten në pasqyrë për të parë se kush është i pafytyrë e arrogant”. Lideri grekoqipriot Anastasiadis e kishte cilësuar si ‘të pafytyrë’ propozimin e palës turke në takimin jozyrtar mbajtur në Gjenevë mes datave 27-29 prill në formatin 5+1 (palët qipriote, shtetet garantuese në ishull dhe OKB) për një zgjidhje të problemit qipriot të bazuar në bashkëpunimin mes dy shteteve sovrane.

Sabah” – U realizuan me sukses qitjet praktike me tanket në lëvizje

Testet e Sistemit të Kontrollit të Zjarrit “VOLKAN-M”, të prodhuara nga firma ASELSAN (Industria Elektronike Ushtarake), janë realizuar me tankun tip “M60TM”. Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir në postimin që ka bërë në Twitter thotë se vazhdon puna për modernizimin e tankeve tip “M60TM”, pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura Turke, dhe për kombëtarizimin e të gjithë komponentëve. Kështu që nga njëra anë ne zvogëlojmë varësinë e jashtme në lidhje me këtë temë, nga ana tjetër i pajisim tanket me sisteme aktuale me performancë të lartë dhe zgjatim ciklin e tyre jetësor, shkruan më tej Demir dhe shton:

Sabah” – U realizuan me sukses qitjet praktike me tanket në lëvizje

Testet e Sistemit të Kontrollit të Zjarrit “VOLKAN-M”, të prodhuara nga firma ASELSAN (Industria Elektronike Ushtarake), janë realizuar me tankun tip “M60TM”. Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir në postimin që ka bërë në Twitter thotë se vazhdon puna për modernizimin e tankeve tip “M60TM”, pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura Turke, dhe për kombëtarizimin e të gjithë komponentëve. Kështu që nga njëra anë ne zvogëlojmë varësinë e jashtme në lidhje me këtë temë, nga ana tjetër i pajisim tanket me sisteme aktuale me performancë të lartë dhe zgjatim ciklin e tyre jetësor, shkruan më tej Demir.

Vatan” – Industria automobilistike kryeson eksportet turke

Me 2 miliardë e 465 milionë e 647 mijë dollarë eksporte industria e automobilave është sektori që ka bërë më shumë eksporte në muajin prill. Gjermania është vendi në të cilin u bënë më shumë eksporte me 1 miliard e 654 milionë dollarë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 1 miliard e 182 milionë dollarë dhe Mbretëria e Bashkuar me 1 miliard e 334 milionë dollarë.

Star” - Letër Erdoganit nga komediani i famshëm

Aktori francez i humorit, Dieudonne M'bala i dërgoi një letër Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe me këtë letër ai kërkon azil në Turqi. Në letrën e tij M’bala shkruan se për 20 vjet ai përballet sistematikisht me shpifje, shantazh dhe izolim për shkak të një skeçi të tij në të kaluarën, ku ai dënoi kolonizimin e territoreve palestineze nga Izraeli.



Lajme të ngjashme