Shtypi turk 30.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 30 prill 2021.

1631401
Shtypi turk 30.04.2021

“Haber Türk”: Erdogan: I japim fund vartjes nga jashtë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në 19 vitet e fundit, ata kanë bërë përpjekje intensive për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes në çdo fushë me prodhim vendas bazuar në teknologji të lartë, hulumtim dhe zhvillim dhe se ata janë shpërblyer duke marrë një nga një frytet për përpjekjet e bëra dhe burimet e shfrytëzuara. "Tashmë ne nuk do të varemi më nga askush për bombat e avionëve, municionet, raketat dhe testatat (me eksploziv) luftarake", tha Presidenti Erdogan.

“Hürriyet”: Ersin Tatar: Nuk hapim për diskutim sovranitetin tonë

Përfundoi Konferenca jozyrtare për Qipron nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë në formatin 5+1, ku morën pjesë palët qipriote dhe vendet garantuese në ishull, që janë Turqia, Greqia dhe Anglia. Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar tha se nuk do të hapin për diskutim sovranitetin e vendit dhe kjo duhet të pranohet nga të gjithë. “Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona”, tha Tatar.

“Vatan”: Aeroporti i Stambollit, lideri i Evropës në 4 muajt e parë të vitit

Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror gjatë periudhës 1 janar – 28 prill, Aeroporti i Stambollit ka bërë më shumë fluturime në Evropë, përkatësisht 63 mijë e 64 fluturime. Kurse në deklaratën e bërë në median sociale nga Istanbul Grand Airport (IGA), shkruhet: “Në këtë rrugëtim që e kemi filluar si qendra botërore e aviacionit, jemi lideri i Evropës në 4 muajt e parë të vitit 2021.”

“Yeni Şafak”: Antalia radhitet e para në rezervimet për pushime të Gjermanisë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Antalias, Davut Çetin deklaroi se numri i vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Evropë po rritet, kështu që ata presin edhe një rritje të trafikut ajror në muajt e verës. Ai tha se Antalia radhitet e para në rezervimet për pushime të Gjermanisë dhe kanë shpresa për muajin qershor.

“Star”: U zhvilluan nga sipërmarrësit turq. Ekzaminimi i syve mund të bëhet edhe në shtëpi

Një grup sipërmarrësish të rinj në Ankara zhvilluan teknologjinë që mundëson ekzaminimet e syve me syze virtuale të realitetit. Si fillim sipërmarrësit turq i kthyen veçoritë e pajisjeve të ekzaminimit të syve në një softuer dhe më pas i transferuan ato në një platformë digjitale. Prototipi i prodhuar është i rëndë 500 gram, është i transportueshëm, ka çmim të përshtatshëm syzesh, është tradicional dhe me anë të veçorive virtuale siguron ekzaminim e syve, për të cilën përdoren pajisje të shtrenjta.



Lajme të ngjashme