Shtypi turk 29.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 29 prill 2021:

1630716
Shtypi turk 29.04.2021

Star” – Aliyev vë theksin tek Turqia

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev bisedoi në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken. Duke i referuar cilësimit si “gjenocid” të ngjarjeve vitit 1915 nga Presidenti i SHBA Joe Biden, Aliyev i tha bashkëbiseduesit amerikan se “Turqia është aleatja dhe partnerja e afërt e Azerbajxhanit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në periudhën e pasluftës në rajon. Ky vlerësim i presidentit amerikan është pritur me shqetësim nga opinioni publik dhe administrata shtetërore e Azerbajxhanit”.

Haber Türk” - Oferta me 6 pika e Tatarit për zgjidhje të përhershme në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres ofertën me 6 pika për një zgjidhje të qëndrueshme në Qipro. Në këtë propozim të liderit turkoqipriot theksohet se njohja e sovranitetit, barazisë dhe statusit të barabartë ndërkombëtar, i cili ekziston në thelbin e popullit turk të Qipros, do të hapë rrugën për negociatat e fokusuara në një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme dhe që mbulojnë një kohë të caktuar.

Yeni Şafak” -  Vaksina kombëtare në fazën e fundit para përdorimit

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca ka dhënë informacion mbi punën që vazhdon për prodhimin e vaksinës kombëtare kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid19)."Brenda pak ditësh do të fillojnë përgatitjet për testet e fazës së 3-të. Kjo është faza e fundit para përdorimit të gjerë të vaksinës",- sqaroi ministri i Shëndetësisë.

Vatan” - Turqia shënon një risi tjetër

Portali amerikan i lajmeve “Al Monitor” shkruan se Turqia po e transformon anijen e saj sulmuese amfibe “TCG Anadolu” në një anije të pajisur me mjete ajrore të armatosura pa pilot (dronë SIHA) duke sjellë kështu një koncept të ri ushtarak. Pajisja e një anije plotësisht me dronë të armatosur bëhet për herë të parë në botë dhe anija do të jetë në ujë në vitin 2023.

Hürriyet” - Formula-1 është rikthyer në Turqi

Formula-1, organizimi më i rëndësishme i sporteve motorike, do të zhvillohet në Parkun Ndërkombëtar të Stambollit midis datave 11-12-13 qershor. Formula-1 ka një vlerë të pakrahasueshme në aktivitetet promovuese të vendeve, pasi garat ndiqen nga një miliard shikues. Interesimi i madh në të gjithë botën i kësaj gare (për Çmimin e Madh të Stambollit), lëvdatat që erdhën nga pilotët dhe skuderitë për organizimin e vitit të kaluar në Turqi ndikuan që Stambolli ta mirëpresë edhe këtë vit garën e Formula-1.



Lajme të ngjashme