Shtypi turk 27.04. 2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 27 prill 2021:

1629161
Shtypi turk 27.04. 2021

“Haber Türk”: Erdogan i përgjigjet Presidentit amerikan, Biden

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, pas mbledhjes së kabinetit që u zhvillua ditën e hënë, tha se në lidhje me ngjarjet e dhimbshme që kanë ndodhur më shumë se një shekull më parë (1915) Biden përdori "fjalë të pabaza, të padrejta, në kundërshtim me të vërtetat”. "Ju nuk mund t'i vendosni etiketën e" gjenocidit "kombit turk", u shpreh Presidenti Erdogan.

“Sabah”: Altun reagon ndaj deklaratës së Biden: Refuzojmë këtë deklaratë të pafate dhe që tejkalon caqet

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun reagoi ndaj cilësimit të ngjarjeve të vitit 1915 si i ashtuquajtur “gjenocid” nga ana e presidentit amerikan Joe Biden në një deklaratë bërë më 24 prill. Duke nënvizuar se deklarata e Biden është e pavlefshme, Altun tha në një deklaratë të djeshme, "Ne e hedhim poshtë gënjeshtrën, të ashtuquajturën gjenocid të Presidentit të SHBA Joe Biden. Ne e shohim atë si një deklaratë fatkeqe dhe që kalon caqet."

“Hürriyet”: Ministri Soylu: Sekuestrohen sasi të mëdha eksplozivi artizanal

Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale që bëri të hënën, deklaroi se brenda fushës së operacionit “Eren-5 Bagok”, që filloi me pjesëmarrjen e 2,550 personelit më 26 janar, në zonën rurale të fshatit Koruköy të Mardinit u sekuestruan 50 kilogramë eksploziv plastik dhe një mekanizëm artizanal për shpërthim.

“Yeni Şafak”: Gati marrëveshja për vaksinën "Sputnik V”. Do të fillojë prodhimi në Turqi

Fondi i Drejtpërdrejtë i Investimit të Rusisë dhe Kompania Turke e Barnave, Viscoran siguruan një marrëveshje për prodhimin e vaksinës "Sputnik V”. Prodhimi synohet të fillohet në muajt në vijim në disa komplekse përnjëherësh.

“Star”: Ministri Varank: Rritet kapaciteti i përdorimit të industrisë së prodhimit

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale që bëri të hënën tha se kapaciteti i përdorimit të industrisë së prodhimit në muajin prill, krahasuar me një muaj më parë u rrit 0,6 pikë për qind dhe arriti në nivelin e 76,2 për qind.



Lajme të ngjashme