Shtypi turk 26.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 26 prill 2021.

1628490
Shtypi turk 26.04.2021

"Vatan": Mesazhi i Çanakalasë nga Presidenti Erdogan

Në një mesazh të publikuar me rastin e përvjetorit të 106 të Luftërave Tokësore të Çanakalasë Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: "Ne do të vazhdojmë të mbajmë gjallë shpirtin e Çanakales dhe ta çojmë vendin tonë shumë më të fortë në të ardhmen."

“Yeni Safak”: Shkatërrohen objektivat terroriste

Vazhdojnë operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” që zhvillohen në veri të Irakut kundër elementëve të organizatës separatiste terroriste PKK. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë të bërë njoftoi se në kuadër të operacioneve në fjalë forcat turke të sigurisë kanë hyrë në strofkat e terroristëve, ndërsa Forcat Ajrore shkatërruan objektivat terroriste.

“Star”: Tatar: Turqia ka të drejtë fjale në Qipro dhe nuk lejon të shtypen të drejtat tona

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Ersin Tatar në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini", tha se ai ka interesa të përbashkëta shumëplanëshe me Turqinë, duke shtuar se "Turqia është një vend i madh, garantues i këtij vendi. Ajo ka të drejtë fjale këtu."

"Hurriyet": Sukses i madh nga Aksungur

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir, njoftoi se droni i armatosur “Aksungur” me sukses goditi objektivin në një distancë prej 30 kilometrash me raketën KGK-WMD-82 që peshonte 340 kg.

"Sabah": Mundësi kombëtar Reza Kayaalp për herë të 10-të bëhet kampion i Evropës

Në Kampionatin Evropian të Mundjes, atleti kombëtar Reza Kayaalp në stilin Greko-Romak në kategorinë 130kg, mundi kundërshtarin e tij gjeorgjian Iakobi Kajaia dhe kështu fitoi medaljen e artë duke u bërë Kampion Evropian për të 10-tën herë në karrierën e tij.



Lajme të ngjashme