Shtypi turk 22.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 22 prill 2021:

1626367
Shtypi turk 22.04.2021

“Sabah” - Presidenti Erdogan falënderon Çavuşoglu që i tregoi vendin Dendiasit

Gjatë fjalës që mbajti të mërkurën në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), presidenti dhe njëherësh udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u ndal edhe në konferencën për shtyp midis ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoglu dhe homologut të tij grek, Nikos Dendias, i cili kishte ardhur për vizitë në Ankara javën e kaluar. Erdogan e falënderoi ministrin Çavuşoğlu për deklaratën e tij, e cila ishte në cilësinë e një mësimi që i tregoi vendin homologut grek, Nikos Dendias.

Haber Türk” – Ministri i Tregtisë Muş: Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim mirëqenien e 84 milionëve

Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş tha se ata do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të rritur eksportet e Turqisë, vëllimin ekonomik dhe nivelin e mirëqenies. "Ne kemi një synim të vetëm: të rrisim prosperitetin e 84 milionë banorëve”, theksoi ministri.

Hürriyet” - Rritje rekord prej 333% në eksportin e luleshtrydheve në tremujorin e parë

Eksporti i përgjithshëm i luleshtrydheve të prodhuara në Turqi, që eksportohen në formë të freskët, të ngrirë dhe të thatë në 29 vende të botës, është rritur me 333% në tremujorin e parë të 2021, duke thyer kështu një rekord. Të ardhurat nga eksporti i luleshtrydhes për periudhën janar-mars në mbarë Turqinë janë rritur nga 993 mijë dollarë në 4 milionë e 307 mijë dollarë.

Star” – “The Independent”: Stambolli do të marrë kurorën evropiane

Gazeta britanike “The Independent” raportoi se Aeroporti i Stambollit mund të jetë aeroporti më i ngarkuar në Evropë derisa qendrat ndërkombëtare të transferimit (tranzitit) të rikuperohen pas llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Kështu thotë Simon Calder, reporteri i udhëtimit të kësaj gazete, në artikullin e tij me titull: "Analisti i aviacionit pretendon se Stambolli do t’i marrë Heathrow kurorën evropiane".

Yeni Şafak” - Aktivizohet në Turqi YouTube Kids

“YouTube Kids”, një aplikacion i aktivizuar në shumë vende të botës, është ofruar për përdorim nga platforma e videove (YouTube) edhe në Turqi. Shërbimi, i cili mbledh përmbajtje plotësisht ekskluzive për fëmijët, mund të përdoret duke filtruar diversitetin në varësi të moshës së përdoruesve.



Lajme të ngjashme