Shtypi turk 13.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 13 prill 2021.

1620332
Shtypi turk 13.04.2021

"Yeni Safak": Presidenti Erdogan: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin libian Abdulhamid Dibeybe pas marrëveshjeve të nënshkruara midis Turqisë dhe Libisë. Në fjalën e tij, Erdogan deklaroi se mbështetja për Libinë do të vazhdojë dhe se "memorandumi i mirëkuptimit që Turqia nënshkroi me Libinë në lidhje me juridiksionet detare garanton interesin kombëtar dhe të ardhmen e të dy vendeve".

"Vatan": Egjipti prononcohet në lidhje me Turqinë

Ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shukri tha se vendi i tij është i gatshëm të fillojë dialogun me Turqinë nga i cili do të përfitojnë të dy palët dhe të rivendosë marrëdhëniet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

"Sabah": Publikohen ushtritë më të fuqishme në botë!

Webfaqja “Global Firepower” me seli në SHBA, e cila boton një renditje të fuqisë globale çdo vit nën vëzhgimin e ngushtë të forcave ushtarake të shteteve të botës, ndau renditjen e saj të fuqisë ushtarake për 2021. Sidomos Forcat e Armatosura Turke, të cilat janë bërë ndër gjigantët e botës me teknologjinë e dronëve të armatosur dhe paarmatosur të zhvilluar në vitet e fundit, këtë vit iu afruan kreut të listës dhe u renditën në vendin e 11-të.

"Hurriyet": “Hurjet” po përgatitet për montazh

Me përfundimin e dizajnit kritik, kompania turke e Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAS) ka filluar prodhimin intensiv të pjesëve për avionët vendor reaktiv të trajnimit “Hurjet”. Kompania synon të fillojë punën e montazhit të avionit në fund të vitit.

"Star": THY ende kryeson në Evropë

Sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Trafikut Ajror (EUROCONTROL) kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) ka vazhduar të kryesojë në Evropë edhe gjatë javës 4-11 prill 2021. Sipas raportit të EUROCONTROL kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj evropianë duke bërë mesatarisht 779 fluturime në ditë. THY-ja pasohet në vend të dytë nga kompania “Lufthansa” me 384 fluturime mesatare në ditë.



Lajme të ngjashme