Shtypi turk 06.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 6 prill 2021.

1615713
Shtypi turk 06.04.2021

"Haber Turk": Presidenti Erdogan deklarohet në lidhje me Motronë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ata i konsiderojnë të rëndësishme arritjet për Turqinë të Konventës së Montrosë për Ngushticat të vitit 1936 dhe do të vazhdojnë t'i përkushtohen asaj deri sa të kenë mundësinë për më mirë. Erdogan tha se nëse paraqitet nevoja në të ardhmen, ata nuk do të hezitojnë të rishikojnë çdo kontratë për ta bërë vendin më të mirë.

"Star": Erdogan zhvilloi biseda telefonike me dy udhëheqës

Presidenti Erdogan zhvilloi biseda telefonike me Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu të cilës i shprehu urime për zgjedhjen e saj. Duke vërejtur qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke në procesin e formimit të një qeverie të re dhe zgjedhjen e Presidencës, Erdogan theksoi se ai beson se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë midis dy vendeve do të forcohen në periudhën e re. Ndërkaq telefonata e Erdoganit me Emirin e Katarit Al-Thani gjithashtu u përqendrua në çështjet bilaterale dhe rajonale.

"Yeni Safak": Turqia mund të bëjë një marrëveshje hapësinore me Rusinë

Presidenti i Agjencisë Hapësinore Turke Husein Yildirim tha se një marrëveshje mbi bashkëpunimin hapësinor me Rusinë mund të nënshkruhet së shpejti. Gazeta citon Yildirim të ketë thënë: “Ne vendosim marrëdhënie me vendet dhe organizatat ndërkombëtare që i kemi përcaktuar në përputhje me qëllimet tona kombëtare. Jemi duke punuar për bashkëpunim me shumë vende, duke përfshirë Rusinë, dhe planifikojmë të nënshkruajmë së shpejti një marrëveshje."

"Vatan": Bashkëpunim i ri midis Turqisë dhe Azerbajxhanit

Me fillimin e udhëtimit vetëm me karta identiteti midis Turqisë dhe Azerbajxhanit, ka filluar edhe zbatimi i marrëveshjes së re. Me protokollin e nënshkruar, do të krijohet një platformë e përbashkët turistike, veçanërisht ajo shëndetësore. Kjo marrëveshje do të rrisë ndjeshëm numrin e vizitave midis dy vendeve.

"Sabah": Pas dronit të armatosur objektivi i radhës është avioni luftarak pa pilot

Selçuk Bayraktar, shpikësi i dronëve të armatosur turq, të cilët luajtën një rol të madh në operacionet ndërkufitare të Turqisë dhe i dhanë goditje të rëndë ushtrisë armene në fitoren e Azerbajxhanit në rajonin e Karabakut Malor, ka njoftuar një projekt të ri. Ai bëri të ditur se është duke punuar në projektim për prodhimin e avionëve luftarakë pa pilot.



Lajme të ngjashme