Shtypi turk 05.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 5 prill 2021:

1615037
Shtypi turk 05.04.2021

Yeni Şafak” – Terroristët që përgatiten për sulmneutralizohen

Vazhdojnë operacionet që Turqia kryen përtej kufirit. Po ashtu edhe forcat e sigurisë vazhdojnë misionin në zonat e pastruara nga terrori duke qëndruar me gishtin në këmbëz. Terroristët, që zbulohen teksa tentojnë të depërtojnë brenda zonës së sigurisë apo përgatiten për të sulmuar, neutralizohen nga njësitë e Forcave të Armatosura Turke me detyrë në zonë, të cilat e ndjekin nga afër situatën në terren.

Sabah” - Lajme të mira për ilaçin kombëtar të koronavirusit

Qindra mijëra doza të ilaçit kombëtar antiCovid-19, punimet për të cilin vazhdojnë në Universitetin e Ankarasë, do të prodhohen deri në fund të vitit dhe do të hidhen në treg.

Hürriyet” - Ministri Kurum: Kanalin e Stambollit do ta ndërtojmë

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum ka thënë se ata tani besojnë më shumë se kurrë në ndërtimin e Kanalit të Stambollit. Duke rikujtuar shprehjen e Presidentit Erdogan për Projektin e Kanalit të Stambollit "do ta bëjmë për inat”, ministri Kurum ka thënë se ata do të vazhdojnë të kthejnë në vepër çdo projekt që do të jetë për mirëqenien e vendit dhe të qytetarëve.

Haber Türk” - Turqia do të jetë një qendër logjistike

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu ka thënë se Kanali i Stambollit do ta transformojë Stambollin në qytetin e fokusit tregtar të botës dhe ka njoftuar se projekti do të fillojë shumë shpejt, përgatitet për tenderët vazhdojnë. "Si një vend që dominon në korridoret më të rëndësishme në zhvillim tregtare të botës Turqia do të jetë qendra më e rëndësishme logjistike me Kanalin e Stambollit, Aeroportin e Stambollit, autostradat, portet tregtare, lidhjet hekurudhore dhe bazat logjistike", ka shtuar ministri.

Star” - BE përqendrohet në agjendën pozitive me Turqinë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel më 6 prill do të vijnë për vizitë në Turqi. Ekspertët theksojnë se vizita e shefave të BE-së do të kontribuojë në agjendën pozitive. BE-ja ka nevojë për Turqinë në zgjidhjen e krizës në Libi, Siri dhe Kaukazin e Jugut. BE-ja përpiqet ta mbajë pranë vetes Turqinë, komentojnë analistët.



Lajme të ngjashme