Shtypi turk 26.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 26 mars 2021.

1608971
Shtypi turk 26.03.2021

"Yeni Safak": Analiza e agjencisë “Reuters” mbi marrëdhëniet Erdogan-Biden

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” publikoi një analizë gjithëpërfshirëse të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden. “Erdogan mori një qasje ‘Së pari Turqia’ dhe hodhi poshtë skenarët në të cilët Shtetet e Bashkuara ose Rusia vendosën rregullat dhe Turqia paguan një çmim”, shkruhet në analizën e agjencisë. Analiza gjithashtu thekson mesazhin për lëvizjet e Ankarasë në rajon: "Turqia nuk është Turqia e vjetër."

"Hurriyet": Një mesazh bashkëpunimi me Turqinë nga Samiti i Liderëve të BE-së!

Deklarata e Samitit të Udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE) tha se BE-ja është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë. Gjithashtu raportohet për gatishmërinë për të filluar dialogun në nivel të lartë me Turqinë në fusha me interes të përbashkët.

"Star": Turqia do të bëhet bazë me Qendrën Financiare të Stambollit (IFM)

Ambasadori Dato Ku Jaafar Ku Shaari, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të 8 Vendeve në Zhvillim (D-8), tha se "Qendra Financiare e Stambollit (IFM) me siguri do të rigjallërojë Turqinë dhe do ta bëjë atë një bazë për operacionet financiare në të gjithë botën. Unë mendoj se do të tërheqë vëmendjen e vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës. Me këtë projekt, Turqia mund të tërheqë investime nga shumë banka ndërkombëtare."

"Vatan": Emine Erdogan vlerësohet me çmimin e OKB-së për veprimet mbi qëllimet globale

Gruaja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan është vlerësuar me 'Çmimin e Veprimit të Qëllimeve Globale', e para e të cilave u dha këtë vit nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Zhvillim (UNDP) në Turqi për kontributet e saj në Projektin e Mbetjeve Zero dhe studime të tjera mjedisore.

"Sabah": Realizohet fluturimi i parë nga Ukraina për në Kapadokia

U realizua fluturimi i par charter midis Airlines Ukrainë-Kiev dhe aeroportit të Kapadokiasë, i cili do të zhvillohet 2 ditë në javë. 180 turistët e parë u pritën me lule nga autoritetet.



Lajme të ngjashme