Shtypi turk 22.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 22 mars 2021:

1605976
Shtypi turk 22.03.2021

“Vatan”Mesazhi i parë i kreut të ri të Bankës Qendrore

“Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB/CBRT) do të vazhdojë të përdorë me efektivitet instrumentet e politikës monetare në përputhje me objektivin kryesor për të siguruar një ulje të përhershme të inflacionit në kuadër të detyrave dhe kompetencave të saj të përcaktuara me ligj”, deklaroi guvernatori i TCMB-së, prof. dr. Sahap Kavcioglu.

“Hürriyet”Në veprim për liqenin e Saldës

Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen e Pasurive Natyrore, një prej departamenteve me të rëndësishme të Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës së Turqisë, është vënë në veprim për përfshirjen e liqenit të Saldës, i cili ndodhet në rrethin Yesilova të provincës Burdur dhe njihet si “Maldivet e Turqisë” për rërën e bardhë dhe ujin e bruztë, në Listën e Trashëgimisë Natyrore të UNESCO-s.

“Sabah”Fillon rritja e fluturimeve ndërkombëtare

Aviacioni rezultoi një prej sektorëve më të prekur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), që mori nën ndikim tërë botën duke filluar nga muajt e parë të vitit të kaluar. Fluturimet ndërkombëtare, të cilat pësuan një rënie të madhe gjatë vitit të fundit për shkak të pandemisë, kanë nisur t'i kthehen niveleve normale në Aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit.

“Yeni Şafak”Në Turqi fluturimi i parë ndërkombëtar nga Turkistani

Fluturimi i parë jashtë shtetit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Turkistan” i Kazakistanit u realizua me pikëmbërritje Stambollin, me një avion tip “A-320” të kompanisë ajrore “Fly Arystan”, në bordin e të cilit ishin 176 pasagjerë. Linja në fjalë do të bëhet fillimisht 2 herë në javë dhe më pas çdo ditë.

“Haber Türk”Eksport mjalti në 27 vende gjatë 2 muajve të parë të vitit

Në dy muajt e parë të vitit 2021, Turqia eksportoi mjaltë me vlerë 4 milionë e 143 mijë e 579 dollarë në 27 shtete të botës. Vendin e parë e zuri Gjermania me 1 milion e 304 mijë e 114 dollarë eksporte mjalti nga Turqia. Gjermania ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milion e 148 mijë e 989 dhe Kuvajti me 215 mijë e 537 dollarë.



Lajme të ngjashme