Shtypi turk 08.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 8 mars 2021:

1597347
Shtypi turk 08.03.2021

“Hürriyet”Presidenti Erdogan: E shoh si krim kundër njerëzimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh urimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. “Unë u uroj Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas – të gjitha grave, të cilat janë shpresa e njerëzimit me dashurinë, mundin dhe sakrificat e tyre. Me këtë rast, unë dënoj edhe një herë në mënyrën më të fuqishme të gjitha llojet e dhunës fizike apo mendore dhe diskriminimin ndaj grave, që unë i konsideroj një krim kundër njerëzimit”, u shpreh kreu i shtetit turk.

“Star”Çavusoglu: Ne ishim të parët që hapëm edhe ambasadë në Uzbekistan

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri përurimin e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Samarkandë. Pasi theksoi se Konsullata e Përgjithshme do të jetë një simbol i ri i vëllazërisë së përhershme të Turqisë me Uzbekistanin, i cili është atdheu i të parëve të saj, Çavusoglu vijoi me këto fjalë: “Republika e Turqisë ishte shteti i parë që e njohu Uzbekistanin. Gjithashtu ne ishim të parët që hapëm edhe ambasadë në Uzbekistan.”

“Yenişafak”Administrata Biden do të kërkojë ndihmën e Turqisë për bisedimet mes Talibanit dhe zyrtarëve afganë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u dërgoi një letër Presidentit të Afganistanit, Mohammad Ashraf Ghani dhe Kryetarit të Këshilli të Lartë për Pajtimin Kombëtar (HCNR), Abdullah Abdullah, të cilëve u bëri propozime për bisedimet e paqes. Në letrën e tij drejtuar udhëheqësve afganë, Blinken shkruan se “gjatë javëve të ardhshme do të kërkojnë nga Turqia që të mirëpresë bisedimet për përfundimin e marrëveshjes së paqes ndërmjet qeverisë afgane dhe Talibanit”.

“Vatan”Linjat Ajrore Turke dhe Aeroporti i Stambollit vazhdojnë kryesimin botëror

Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror të datave 1 shkurt – 6 mars 2021, Linjat Ajrore Turke (THY) kanë lënë pas të gjithë rivalët e tyre duke bërë mesatarisht 581 fluturime në ditë, ndërsa Aeroporti i Stambollit ka rezultuar ai më i ngarkuari në botë.

“Sabah”Turqia radhitet e katërta në aplikimet për udhëtimin në Hënë

Yusaku Maezawa, miliarderi japonez që deklaroi se kërkonte 8 shoqërues gjatë udhëtimit të tij në Hënë me anijen kozmike “SpaceX” të Elon Musk, bëri me dije se janë bërë mbi 500 mijë aplikime nga 239 shtete e rajone të botës deri më tani. Ai tha gjithashtu se shumica e aplikimeve janë bërë nga India, e cila pasohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irani dhe Turqia.



Lajme të ngjashme