Shtypi turk 04.03.2021

) Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 4 mars 2021:

1594969
Shtypi turk 04.03.2021

“Haber Türk”: Çavuşoğlu: Me Egjiptin mund t’i negociojmë juridiksionet detare

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se sipas rrjedhës së marrëdhënieve, ata mund të negociojnë juridiksionet detare me Egjiptin në Mesdheun Lindor dhe sipas kësaj “mund të nënshkruajnë një marrëveshje me këtë vend”.

“Vatan”: Fuat Oktay: Këtë javë do të dërgojmë edhe 20 mijë vaksina antiCovid në RTQV

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersan Saner në Ankara, tha: “Këtë javë do të dërgojmë edhe 20 mijë vaksina antiCovid. Kështu që numri total i vaksinave do të arrijë në 100 mijë. Ne zëmë vend ndër 1-2 vendet më të mira në botë nga ky aspekt”.

“Star”: Organizata terroriste nuk lejohet të marrë frymë: Neutralizohen 126 terroristë

Forcat turke të sigurisë, që vazhdojnë me sukses operacionet antiterror, në operacionet e zhvilluara gjatë muajit shkurt brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK kanë neutralizuar 126 terroristë.

“Sabah”: Autoblinda turke me versionin e ri “Cobra II” është gati për misionet më të rrezikshme

Otokar, një nga prodhuesit e automjeteve të blinduara të industrisë turke të mbrojtjes, përfshiu "automjetin e mbrojtjes nga minat" në familjen e saj të produkteve “Cobra II”. Familja e produkteve të blinduara “Cobra II 4x4”, që përdoret në Turqi dhe 15 vende të botës, u prodhua si një model i ri shtesë me ato ekzistuese.

“Hurriyet”: Artisti turk mjeshtër i flautit, Bulent Evcil doli në kopertinën e revistës së famshme në Itali 'Falaut'

Artisti i flautit dhe Drejtori i Orkestrës Simfonike të Shtetit në Stamboll, Bulent Evcil doli në kopertinën e revistës së famshme të artit 30-vjeçare në Itali 'Falaut'. Në revistën, e cila përfshin edhe një intervistë me Evcil, i cili tregohet si një nga virtuozët pararojë të flautit në botë, u dhanë informacione për koncertet e artistit në vende të ndryshme si Brazili, Amerikë dhe Itali, çmimet që ai ka fituar dhe suksesin e tij.



Lajme të ngjashme