Shtypi turk 03.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 3 mars 2021.

1594271
Shtypi turk 03.03.2021

“Yeni Safak”: Presidenti Erdogan shpalosi planin e veprimit për të drejtat e njeriut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së rastit në Mbledhjen e Promovimit të Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut, organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë shpalosi planin në fjalë. Pasi theksoi se Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut është hartuar për t'u zbatuar në një hark kohor 2-vjeçar, Erdogani vijoi me këto fjalë: “Plani ynë i veprimit, vizioni i të cilit është të përgatisë individë të lirë, shoqëri të fortë dhe një Turqi demokratike, fillon me 11 parime bazë. Si rezultat i këtij procesi në pah doli një dokument me 9 qëllime, 50 objektiva dhe 393 aktivitete dhe është hartuar të zbatohet në një periudhë kohore 2-vjeçare”.

“Star”: Kurrë nuk do ta harrojmë mbështetjen e Turqisë

Ministri i Kulturës i Azerbajxhanit Anar Kerimov gjatë një prononcimi deklaroi se: "Ne e ndjemë mbështetjen e Turqisë jo vetëm në Luftën e Karabakut, por gjatë gjithë historisë. 100 vjet më parë, së bashku me Ushtrinë Islamike të Kaukazit, ne shpëtuam Azerbajxhanin dhe Bakun nga pushtimi. Sot, me mbështetjen tuaj, ne shpëtuam Karabakun nga pushtimi. E falënderojmë shtetin turk dhe vëllezërit tanë. Ne nuk kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbështetje."

“Vatan”: Eksportet më të larta të të gjitha kohërave në muajin shkurt

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan tha se Turqia ka thyer rekordin e të gjitha kohërave në eksport gjatë muajit shkurt. Pekcan deklaroi se eksportet u rritën me 9,6 për qind dhe arritën në 16 miliardë e 12 milionë dollarë në shkurt, ndërsa tha se “Në këtë mënyrë u arrit në shifrat më të larta të eksporteve gjatë shkurtit.”

“Sabah”: Dronët e armatosur turq në faqet e para të shtypit amerikan

Performanca e Turqisë, veçanërisht në rastin e dronëve dhe dronëve të armatosura, vazhdon të tërheqë vëmendjen e shtypit botëror. Në shtypin amerikan, lajmet në lidhje me dronët e armatosur të Turqisë janë shfaqur përsëri. Në një lajm të publikuar në revistën “News Defense”, bëhet fjalë me lëvdata për dronët turq.

“Hurriyet”: Aeroporti i Stambollit lider i Evropës

Në raportin e Organizatës Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) të trafikut ajror për periudhën 22-28 shkurt thuhet se Aeroporti i Stambollit gjatë javës së kaluar ka qenë më i ngjeshuri për nga numri i fluturimeve në Evropë. Ky aeroport zë vendin e parë me një mesatare 501 fluturime në ditë.



Lajme të ngjashme