Shtypi turk 26.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 26 shkurt 2021.

1591322
Shtypi turk 26.02.2021

“Hürriyet”: Zëdhënësi i Presidencës, Kalin: Dënojmë tentativën për grushtshteti në Armeni

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se dënojnë tentativën për grushtshteti në Armeni. Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, Kalin shkroi: “Ne dënojmë tentativën për grushtshteti në Armeni. Grushtet e shtetit gjithmonë kanë ndërprerë proceset demokratike dhe kanë krijuar kaos. Ne dëshirojmë një normalizim të shpejtë në Armeni”.  

“Star”: Paralajmëroi edhe një herë BE-në: Duhet bashkëpunuar me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të bashkëpunojë me Turqinë për çështjen e azilkërkuesve, në të kundërt BE-ja do të mbetet ballë për ballë me një problem serioz të sigurisë.

“Sabah”: Linjat Ajrore Turke në krye të Evropës me mesatarisht 603 fluturime në ditë

Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror të datave 18-24 shkurt 2021, kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj duke bërë mesatarisht 603 fluturime në ditë.

“Haber Türk”: Eksport i luleve u rritën 19 për qind

Eksporti i luleve të Turqisë gjatë periudhës 1 janar-21 shkurt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rritën me 19 për qind, duke arritur në 23 milionë e 752 mijë dollarë.

“Vatan”: Risi në Turqi! Del në shesh për herë të parë, tërheq vëmendjen...

Helikopteri i parë “ATAK” i prodhuar në impiantet e kompanisë së Industrisë së Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS) me projektin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes (SSB) iu dorëzua me ceremoni Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë. Kreu i Industrisë turke të Mbrojtjes, Ismail Demir tha se me punimet e transformimit në helikopterët “ATAK”, kanë rritur në maksimum aftësinë e luftës elektronike dhe kundërmasave.



Lajme të ngjashme