Shtypi turk 25.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 25 shkurt 2021:

1590585
Shtypi turk 25.02.2021

“Sabah”Erdogan: Po u kërkojmë llogari shumëfish për çdo pikë gjaku të derdhur

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, njëherësh lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, u ndal mbi luftën e vendit kundër terrorizmit gjatë fjalës së rastit në një kongres rajonal të forcës politike të tij. “Ne kemi filluar të shohim rezultatet pozitive të hapave që kemi ndërmarrë në luftën antiterrorizëm. Po konstatojmë rënie të dukshme si numrin e pjesëmarrësve në radhët e organizatës terroriste ashtu edhe në kapacitetet e organizatës terroriste për të vepruar. Ne po u kërkojmë llogari shumëfish ndyrësirave që synojnë unitetin dhe solidaritetin e kombit tonë, për çdo pikë gjaku që ata kanë bërë të derdhet”, deklaroi kreu i shtetit turk.

“Hürriyet”Agjencia “Moody's” përmirëson parashikimet për rritjen e Turqisë

Shërbimi i “Moody's” për Investitorët (MIS), një prej tri agjencive ndërkombëtare më të mëdha në botë për vlerësimin e kreditit së bashku me “Standard & Poor's” dhe “Fitch Ratings”, përmirësoi parashikimet e tij për rritjen ekonomike të Turqisë nga 3,5% në 4% për vitin 2021 dhe nga 4% në 5% për vitin 2022.

“Yenişafak”Aeroporti i Stambollit në listën e aeroporteve me klimë inteligjente

Aeroporti i Stambollit është pajisur me Certifikatën e Emetimit të Karbonit të Nivelit të Parë, e cila lëshohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) në kuadër të programit të Akreditimit të Karbonit në Aeroporte. Akreditimi për nivelet e karbonit është certifikim për menaxhimin e karbonit nga aeroportet dhe programi vlerëson në katër nivele (përcaktim, optimizim, reduktim dhe neutralizim) përpjekjet e aeroporteve për të administruar dhe për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit.

“Star”Plazhi i Kleopatrës në listën e më të mirëve të Evropës

Plazhet më të preferuara të vitit 2021 u bënë objekt votimi në një faqe interneti ndërkombëtare, ku miliona njerëz nga e gjithë bota ndanë vlerësimet dhe komentet e tyre për komplekset/vendet turistike. Në listën e ranishtave më të mira të Evropës, nga Turqia u përfshi Plazhi i Kleopatrës në rrethin Alanie të Antalies.

“Habertürk”Turqia në mesin e vendeve që turistët rusë duan të vizitojnë më shumë në vitin 2021

Sipas një ankete të realizuar nga kompania ruse “Yandex.Travel” me rreth 10 mijë persona në Rusi, 68% e qytetarëve deklaruan se mundësia për të vizituar vendet e tjera pa kufizime do të ndikojë në planet e tyre të pushimeve. Të anketuarit thanë se Turqia është përsëri në mesin e vendeve që ata duan të vizitojnë më shumë këtë vit.



Lajme të ngjashme