Shtypi turk 02.02.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 2 shkurt 2021.

1575736
Shtypi turk 02.02.2021

“Yeni Safak": Presidenti Erdogan pasagjeri i parë i autobusit pa shofer

Presidenti Recep Tayyip Erdogan testoi autobusin “Atak Electric”, një autobus pa shofer të prodhuar nga inxhinierë turq. "Ne do të shkojmë në takimin e kabinetit me Atak Electric, autobusi i parë në botë i prodhuar në mënyrë serike i nivelit 4-t pa shofer i zhvilluar nga inxhinierët turq," tha Erdogan në një postim në mediat sociale.

“Star": Çavusoglu: Turqia do të shkruajë raportet e veta

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, i cili tha se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deri më tani kanë shkruar raporte për Turqinë dhe vendet e tjera, tha: "Si Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, ne do t'i raportojmë çdo vit se në cilin vend kishte veprime dhe retorika islamofobike, ksenofobike dhe raciste, të cilat do t'i ekspozojmë në botë. Turqia tani do të vazhdojë të shkruajë raportet e saj për njerëzimin në botë".

"Sabah": Deklarata e Qendrës së Përbashkët Turqi-Rusi nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Akar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se Qendra e Përbashkët Turko-Ruse, e cila do të shërbejë për të ruajtur armëpushimin në Karabakun Malor, ka filluar të funksionoj, ndërsa shtoi: "Shpresa jonë, dëshira jonë është që armëpushimi të kthehet në një gjendje të përhershme me kontributin e kësaj Qendre. Me gjithë punën tjetër, do të arrihet stabiliteti dhe paqja do të dominojnë në rajon".

"Haberturk": Ministri Donmez: Prodhimi i naftës u rrit me 1.5 milion fuçi në vitin 2020

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez njoftoi se prodhimi i naftës në Turqi tejkaloi 22 milionë fuçi në vitin 2020 dhe shënoi rritje prej 1.5 milion fuçi krahasuar me vitin e kaluar.

"Vatan": Zhvillim i madh në turizëm! E para në historinë e Turqisë

Recep Yavuz, kryetar i Grupit Punues të Turizmit të Këshillit të Qytetit të Antaliesë, njoftoi se janari, më i dobëti në turizëm në 12 muaj, ishte kampion i vitit në 2020 me 2 milionë e 287 mijë turistë, duke lënë pas korrikun, gushtin dhe shtatorin.



Lajme të ngjashme