Shtypi turk 25.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 25 janar 2021:

1570445
Shtypi turk 25.01.2021

 

“Vatan”: Avioni i postës kufitare detare realizoi fluturimin e parë

Avioni P-72 i postës kufitare detare me numër TCB-751 në bisht, që ka hyrë në inventarin e Forcave Detare, realizoi të dielën fluturimin e parë. Pas këtij fluturimi, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Yashar Guler dhe Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Umit Dundar bënë inspektime në avion.

“Yeni Şafak”: Ministri Donmez: Anija e sondazheve “Fatih” mbërrin në stacionin e ri

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez në deklaratën e bërë ditën e diel tha se anija e shpimit “Fatih” ka mbërritur në lokacionin e ri, “Turkali-2” në detin e Zi. “Anija jonë do të fillojë punën e saj në fushën e gazit në Sakarya pas përgatitjeve të saj. “Fatih” i Detit të Zi vazhdon punën e tij pa ndërprerje", tha Donmez.

“Star”: Rrethi Trabzon kryeson në eksportet e detit të Zi në vitin  2020

Sipas vlerësimit të bërë nga të dhënat e Unionit të Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi, vitin e kaluar u eksportuan 4 miliardë e 486 milion e 225 mijë e 629 dollarë nga 18 rrethe në Detin e Zi. Në shitjet jashtë shtetit të përmendura, Trabzon zuri vendin e parë, duke siguruar 24 për qind të eksporteve të rajonit me një pjesë prej 1 miliard e 60 milionë e 807 mijë e 778 dollarë.

“Haber Türk”: Qilimi artizanal i Demircisë shkon në tregun e Lindjes së Largët

Qilimat e punuar me dorë  në nënprefekturën Demirci të rrethit Manisa, pas tregut të brendshëm dhe atij evropian tani kanë filluar të dërgohen në tregjet kineze dhe japoneze.

“Hürriyet”: "Mesut Ozil zyrtarisht në Fenerbahçe'de"

Fenerbahçe njoftoi se ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin Mesut Ozil. Klubi sportiv e njoftoi transferimin e Mesut Ozil me titullin 'Ëndrra u bë realitet'.



Lajme të ngjashme