Shtypi turk 22.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 22 janar 2021.

1568879
Shtypi turk 22.01.2021

“Sabah": Turqia midis 10 vendeve të para që kanë bërë më shumë vaksina ndaj Covid-19

Në periudhën e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), Turqia vazhdon të jetë shembull në botë edhe me shërbimet spitalore edhe me planifikimin e vaksinimit. Në vaksinimin ndaj Covid-19 Turqia është midis 10 vendeve të para që kanë bërë më shumë vaksina.   

“Yenişafak" Çavuşoglu: E rëndësishme vendosja e një atmosfere pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili zhvilloi një vizitë në Bruksel deklaroi se është e rëndësishme të vendoset një atmosferë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE dhe se duhen hapa konkrete për ta bërë atë të qëndrueshme.

“Star": Gjest nga Shqipëria për Erdoganin

Një grup polifonik nga Shqipëria ka kompozuar një këngë tradicionale për Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Në këngën e publikuar edhe në “YouTube” përmenden disa nga kontributet e Turqisë dhe mbështetja e hapur e Presidentit Erdogan për Shqipërinë, të tilla si ndërtimi i banesave për familjet e prekura nga tërmeti në Njësinë Administrative Laç, në Bashkinë e Kurbinit, si dhe ndërtimi i spitalit të Fierit.

“Vatan": “Bayraktar” e “Anka” së shpejti në qiejt e Evropës

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank deklaroi se se investimet e Turqisë, veçanërisht në 5 vitet e fundit, do ta ngjisin vendin në ligën e gjigantëve të industrisë së mbrojtjes në një kohë shumë të shkurtër. “Jam i bindur se afërmi ne do të shohim (dronët) “Bayraktar” dhe “Anka” të blerë nga Turqia duke fluturuar në qiejt e Evropës”, theksoi Varank.

“Habertürk": Ministri Donmez: Nga TANAP deri më tani është realizuar një rrjedhje prej 9.1 miliardë metra kub gaz natyror

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez duke bërë të ditur se bashkëpunimi i Turqisë dhe Azerbajxhanit në energji është i rëndësishëm, tha: “Nga TANAP-i, së bashku me 4.9 miliardë metra kub gaz natyror në vitin 2020, deri më sot është realizuar një rrjedhje prej 9.1 miliardë metra kub gaz natyror në total”.



Lajme të ngjashme