Shtypi turk 21.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 21 janar 2021:

1568506
Shtypi turk 21.01.2021

“Habertürk”Mesazh për gjuhën nga Presidenti Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Ceremoninë e Çmimeve Speciale 2019-2020 të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, organizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara. “Kombet që nuk i dalin për zot gjuhës së tyre dhe nuk e pasurojnë atë, janë të dënuara të rrëzohen nga era si pemët me rrënjë të thara”, deklaroi ai.

“Yenişafak”Gati “shtëpitë e mirësisë” së Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Idlib

Shtëpitë prej brikete, të cilat po ndërtohen nga Turqia për sirianët që janë arratisur nga sulmet në zona të ndryshme të Sirisë dhe që po luftojnë për të mbijetuar në Idlib, po përfundohen me shpejtësi. Aktualisht janë gati 748 njësi banimi, nga 1 mijë e 228 të tilla në total që po ndërtohen nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Mashat Ruhin të qytezës Sarmada, në provincën siriane të Idlibit. Këto shtëpi prej brikete me sipërfaqe 39 m2 formohen nga 1 dhomë, 1 banjë, 1 tualet e 1 kuzhinë dhe u rezistojnë të gjitha kushteve atmosferike.

“Hürriyet”Rrugëtimi i satelitit “Turksat 5A” vijon sipas planit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, bëri me dije se kanë përfunduar pa asnjë problem testet e nënsistemeve të satelitit “Turksat 5A”. “Po vazhdojnë sipas planit manovrat për vendosjen e satelitit në orbitë, të cilat do të zgjasin 4 muaj, si dhe operacionet e tjera mbi këtë satelit”, theksoi ai.

“Sabah”Interes i lartë nga shumë vende për aplikacionin BiP

Aplikacioni BiP, një platformë komunikimi kombëtare e Turqisë, ka arritur të sigurojë brenda një kohe të shkurtër mbi 8 milionë përdorues jashtë shtetit. BiP vazhdon të ngjisë me shpejtësi shkallët në renditjen e më të pëlqyerave në marketet e aplikacioneve. Ky produkt kombëtar turk ka lënë pas të gjithë rivalët e tij duke mbajtur aktualisht vendin e parë në “Google Play Store” për Bahrejnin, Bangladeshin, Katarin, Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Omanin.

“Star”U prodhuan në Turqi dhe u shijuan në të katër anët e botës

Eksportet turke të erëzave në vitin 2020 kanë shënuar një rritje me 15% në krahasim me një vit më herët duke siguruar 201 milionë e 735 mijë dollarë të ardhura. Vendin e parë në eksportet e erëzave nga Turqia e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 29 milionë e 743 mijë dollarë. SHBA-ja ndiqet nga Gjermania me 22 milionë e 822 mijë dollarë dhe Kina me 8 milionë e 941 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme