Shtypi turk 19.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 19 janar 2021:

1566654
Shtypi turk 19.01.2021

“Hurriyet”: Erdogan: Jemi duke kryer reformat e nevojshme për një rritje të fortë në ekonomi

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha dje se ata po ndërmarrin iniciativa të duhura në të gjitha fushat, nga arsimi e deri tek shëndetësia, nga transporti tek energjia, nga industria e deri tek tregtia. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Jemi duke kryer reformat e nevojshme për një rritje të fortë në ekonomi dhe po zbatojmë politikat që kemi zhvilluar me vendosmëri. Ne mobilizojmë potencialin e vendit tonë me një qasje të përqendruar në investime, prodhim, rritje, punësim dhe eksport”.

“Haberturk”: Ministri i Jashtëm Çavusoglu takon homologun e tij gjerman Maas

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Ankara. Të dy ministrat vunë theksin në agjendën pozitive në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Yeni Safak”: Akar: Jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim me Irakun në luftën kundër organizatës terroriste PKK

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, i cili zhvilloi takime zyrtare në Irak dje, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi luajtën një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK. Gazeta citon ministrin Akar të ketë thënë: "Jemi gati për çdo bashkëpunim me Irakun. Qëllimi ynë i vetëm është për të mbrojtur sigurinë e popullit tonë, për të mbrojtur kufijtë tanë, për të jetuar në paqe dhe mirëqenie brenda kufijve tanë, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona".

“Star”: Përfundojnë me sukses punimet e sondimit në pusin “Turkali-1”

Kanë përfunduar punimet në Turkali-1, pusin e parë të sondimit në thellësi të mëdha detare që shpohet pas zbulimit të gazit natyror në fushën e gazit Sakarya. Punimet në thellësi të mëdha detare filluan më 5 nëntor dhe përfunduan me sukses brenda 77 ditëve. Anija sonduese “Fatih” shpoi deri në 3.920 metra thellësi në pusin “Turkali-1”.

“Sabah”: Zgjedhja e britanikëve në vitin 2020 përsëri ishte Mugla

Mugla, ku ndodhen qendrat e njohura turistike, u bë adresa e domosdoshme e pushimeve të Britanikëve falë shërbimeve të sigurta dhe të shëndetshme të turizmit të ofruara pavarësisht nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19). Vitin e kaluar, 695.314 turistë vizituan Mugla-n. Vendet me më shumë turistë ishin Britania me 309.717 turistë, Rusia me 159.397 turistë, Ukraina me 127.564 vizitorë, Polonia me 17.424 turistë dhe Gjermania me 16.313 turistë.



Lajme të ngjashme