Shtypi turk 07.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 7 janar 2021:

1559027
Shtypi turk 07.01.2021

 

Star” – Deklarata e Erdoganit për FETO-n

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti të mërkurën një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. Një nga çështjet kryesore të takimit me Ramën,- tha Presidenti Erdoan,- ishte ajo e antiterrorizmit dhe bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes. Ne ndajmë të njëjtin mendim me autoritetet shqiptare që [organizata terroriste] FETO është e rrezikshme për të dyja vendet. Me këtë rast dua të them se Turqia me të gjitha institucionet e saj, kryesisht me fondacionin “Maarif” ndodhet pranë Shqipërisë”, nënvizoi udhëheqësi turk.

Haber Türk” – Deklarata e MPJ-së turke për ngjarjet në ShBA

Ndërkohë që protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bastisën Kongresin, në lidhje me trazirat erdhi një deklaratë edhe nga Turqia. Në deklaratë u bëhet apel palëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të veprojnë me gjykim të shëndoshë. “Ne vazhdojmë t’i ndjekim me shqetësim zhvillimet e brendshme në ShBA, të cilat arritën deri në tentativën për të dhunuar godinën e Kongresit nga protestuesit”, vijon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Hürriyet” – Ersin Tatar i bën thirrje OKB-së

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar i bëri apel Sekretarit të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres që t’i afrohet me mendjegjerësi formulës së bashkëpunimit mbi bazën e sovranitetit, barazisë dhe dy shteteve në ishull.

Sabah” – Ministri Donmez: Fuqia e instaluar në energjinë e rinovueshme ka arritur në 49.550 MW

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez mori pjesë në “Samitin diellor”, që u organizua të mërkurën nga Shoqata e Industrialistëve dhe Industrisë së Energjisë Diellore”. Sektori i energjisë së rinovueshme ka dalë më i fortë nga procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19),- tha ministri Donmez dhe shtoi: “Fuqia e instaluar në energjinë e rinovueshme ka arritur në 49 mijë e 550 Megavat (MW)”.

Vatan” – Parku arkeologjik në Demre të Antalies vitin e kaluar u vizitua nga 242 mijë vetë

Vitin e kaluar muzeu dhe parku arkeologjik që ndodhet në qytezën Demre të Antalies u vizitua nga 242 mijë e 787 vetë, të cilën sollën 5 milionë e 605 mijë e 494 lira turke të ardhura.



Lajme të ngjashme