Shtypi turk 31.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 31 dhjetor 2020:

1555284
Shtypi turk 31.12.2020

“Haberturk”: Dialogu dhe diplomacia do të kenë përparësi në vitin 2021

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha në takimin e vlerësimit të politikës së jashtme në fund të vitit se edhe 'në vitin 2021, përparësia jonë do të jetë përsëri dialogu dhe diplomacia'. “Ne do të vazhdojmë të përdorim fuqinë tonë të butë. Nuk do të hezitojmë të përdorim edhe forcën kur bëhet fjalë për të", tha Çavusoglu, duke theksuar se do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit me vendosmëri dhe diplomacinë ekonomike si pjesë e mundësive që do të krijojë pandemia.

“Yeni Safak”: Përcaktohet programi i vaksinimit kundër COVID-19

Rendi prioritar për vaksinimin kundër COVID-19 në Turqi u përcaktua nga Bordi Shkencor. Së pari do të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe njerëzve në shtëpitë e të moshuarve. Orari i vaksinimit ishte menduar të zbatohej në një mënyrë që siguron që shkalla e imunitetit në shoqëri të arrijë nivelin më të lartë sa më shpejt të jetë e mundur. Synohet që vaksinimi të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Star”: Ankaraja nuk i la thirrjet pa përgjigje

Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) organizoi një panel me temë 'Turqia dhe Bota: Pritjet, Rreziqet, Mundësitë' në vitin 2021”. Në panel u tha se Turqia menaxhoi shumë mirë procesin e pandemisë në politikën e jashtme. Në veçanti u tha se ndihmat e bëra në këtë kontekst për rreth 160 vende të ndryshëm dhe aktorë ndërkombëtarë edhe një herë tregoi se sa e fortë dhe e qëndrueshme është fushata humanitare e Turqisë, pra fuqia e saj e butë.

“Hurriyet”: Lëshimi i satelitit “Turksat 5A” do të bëhet javën e ardhshme

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu bëri një njoftim të rëndësishëm në lidhje me satelitin Turksat 5A të gjeneratës së 5-të të Turqisë. Ministri Karaismailoglu tha: “Ne do të lëshojmë satelitin tonë 5A në hapësirë gjatë natës, që lidhë të hënën me të martën. Kemi përgatitur programin tonë dhe po jetojmë emocionet e tij”.

“Vatan”: Tufa e dronëve, ushtria e re e Turqisë

Turqia po kryen gjithashtu pa ndërprerë punimet e testimit të teknologjisë e tufës së dronëve. Projekti, në të cilin dhjetëra dronë ngrihen në të njëjtën kohë dhe kryejnë operacione në koordinim me njëri-tjetrin, pritet të jetë në dispozicion të ushtrisë shumë shpejt. Nënvizuar nga Presidenti Erdogan si një projekt i madh dhe i rëndësishëm, tufa e dronëve përbëhet nga disa dronë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të kryer një mision specifik. Tufa e dronëve, e kontrolluar nga inteligjenca artificiale, mund të drejtohet lehtësisht në një mjedis pa Sistem Global të Pozicionimit (GPS).



Lajme të ngjashme