Shtypi turk 29.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë 29 dhjetor 2020:

1553890
Shtypi turk 29.12.2020

“Haberturk”: Deklarata të rëndësishme nga Presidenti Erdogan në lidhje me vaksinat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha në një konferencë për shtyp pas takimit të Kabinetit Presidencial se ata presin që pjesa e parë e vaksinave të porositura nga Kina të dorëzohen para Vitit të Ri. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Shpresojmë që vaksina të shumta prodhim vendor, t’i vëmë në shërbim të kombit tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu shpresojmë që vaksinat nga Gjermania të arrijnë në janar”.

“Vatan”: Turqia po vazhdon pozicionin e saj si mbrojtëse e vendeve më pak të zhvilluara

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia mbështet vendet më pak të zhvilluara në platformat ndërkombëtare, duke shtuar se "Ajo vazhdon të jetë mbrojtëse e vendeve më pak të zhvilluara. “Ne bashkëkryesojmë 'Grupin e Miqve' të krijuar në Kombet e Bashkuara (OKB) për të mbështetur këto vende dhe mirëpresim Bankën e OKB-së të Teknologjisë në Gebze, e cila është themeluar për të transferuar teknologjinë në vendet më pak të zhvilluara”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

“Star”: OKB-ja publikon 5 vendet që mirëpresin më së shumti refugjatë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka publikuar listën e 5 vendeve që mirëpresin numrin më të madh të refugjatëve në botë. Në këtë listë ndodhen Kolumbia, Pakistani, Uganda dhe Gjermania dhe veçanërisht Turqia.

“Yeni Safak”: Numri i kompanive turke në listën e kompanive më prestigjioze në botë u rrit në 7

Ndërsa produktet e kompanive turke në industrinë e mbrojtjes të prodhuara me mundësi kombëtare dhe vendase që zvogëlojnë varësinë nga jashtë dhe hapin dyert e eksportit pasqyrojnë suksesin e Turqisë në këtë fushë, ky sukses u pasqyrua edhe në listën e "Defense News Top 100", e cila konsiderohet si lista më prestigjioze e industrisë së mbrojtjes në botë. Numri i kompanive turke në listë u rritur në 7. Ndërkohë që ASELSAN-i ndodhet në mesin e 50 kompanive më të mira këtë vit në listë u përfshinë edhe kompanitë HAVELSAN dhe FNSS.

“Sabah”: Linjat Ajrore Turke me më së shumti fluturime në javën e festës së Krishtlindjeve

Sipas raportit të “EuroControl”, Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY) ishte kompania ishte kompania e cila realizoi më së shumti fluturime në Evropë gjatë javës së Krishtlindjes (21-27 dhjetor).



Lajme të ngjashme