Shtypi turk 22.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 22 dhjetor 2020:

1549852
Shtypi turk 22.12.2020

“Hurriyet”: Soylu: Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve është kthyer në vrasje

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter reagoi ashpër ndaj torturave dhe trajtimit çnjerëzor të Greqisë ndaj refugjatëve. Soylu iu drejtua Komisioneres së Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansso duke postuar në median sociale edhe një video ku shfaqet keqtrajtimi i njësive greke ndaj emigrantëve të parregullt në Egje. Gazeta citon ministrin Soylu të ketë thënë: “E nderuar Ylva Johansson, torturat dhe trajtimi çnjerëzor nga Greqia tani janë kthyer në vrasje. A nuk do të mbahet Greqia përgjegjëse për këto vrasje të injoruara nga Frontex?".

“Yeni Safak”: THY deklarohet në lidhje me ndalimin e fluturimeve në 4 vende

Pas mutacionit të llojit të ri të koronavirusit, fluturimet për në Angli, Danimarkë, Holandë dhe Afrikën e Jugut u ndërprenë përkohësisht. Bilal Eksi, Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines (THY), kërkoi në postimin e tij në Twitter që udhëtarët që do të shkojnë në këto katër vende, ku janë ndaluar fluturimet, të mos nxitojnë për transaksionet e biletave ndërsa bëri të ditur se asnjë pasagjer nuk do të dëmtohet.

“Sabah”: Eksportet e fruta-perimeve të freskëta nga Egjeu thyen rekord prej 1 miliard dollarëve

Hayrettin Uçak, Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Fruta-Perimeve të freskëta në Egje, deklaroi se me eksportet e kryera që nga 1 janari unioni ka tejkaluar kufirin prej 1 miliard dollarë për herë të parë në historinë e tij 54-vjeçare.

“Star”: Një risi në botë zhvillohet nga ASELSAN-i

Kompania turke e industrisë elektronike ushtarake (ASELSAN) zhvillon një sistem të ri të diagnostikimit të virusit që mund të përdoret gjithashtu në zbulimin e llojit të ri të koronavirusit. Inxhinierja e ASELSAN-it Didem Lale Ozkan tha: "Mund të themi se kemi zhvilluar pajisjen specifike jo vetëm për zbulimin e virusit SARS Cov2, por që mund të jetë edhe në inventarin e përhershëm në spitale”.

“Haberturk”: Hande Erçel zgjidhet gruaja më e bukur në botë

“Top Beauty World”, një faqe interneti me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka shpallur 100 emra me fytyrën më të bukur të vitit 2020. Në votim, aktorja e famshme turke Hande Erçel u votua 'gruaja më e bukur në botë'. Në listë janë përfshirë edhe 5 aktore të tjera turke. Neslihan Atagul në listë u radhit në vendin e 89-të, Elçin Sangu e 83-ta, Demet Ozdemir e 75-ta, Fahriye Evcen e 45-ta dhe Tuba Buyukustun e 29-ta.



Lajme të ngjashme