Shtypi turk 21.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë 21 dhjetor 2020:

1549090
Shtypi turk 21.12.2020

“Yeni Safak”: Turqia do të vazhdojë të jetë zëri i të shtypurve

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu në mesazhin e tij me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Humanitar" tha se Turqia vazhdon t'u ofrojë ndihmë viktimave si vendi më bujar në botë edhe gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). Gazeta citon shefin e diplomacisë turke të ketë thënë se “Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i të shtypurve”.

“Vatan”: Treni i eksporteve në Kinë, fitore në transportin hekurudhor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu tha se "Treni ynë i sksporteve në Kinës ka përfunduar udhëtimin e tij të pandërprerë nga Çerkezkoy (Stamboll) në Xi'an të Kinës. Ky tren, i cili njofton fuqinë logjistike të Turqisë në botë nga çdo qytet që kalon, është fitorja jonë në transportin hekurudhor".

“Sabah”: Risi nga Turkish Airlines (THY)

Turkish Airlines (THY) Teknik A.Ş. ka prodhuar serverët dhe modemet e parë vendor dhe kombëtar të Turqisë." Udhëtimet në avionë bëhen një përvojë argëtuese me "serverin", një burim mediatik që lejon ruajtjen e përmbajtjeve mediatike (filma, muzikë, video, gazeta, revista, etj.), hyrje të menjëhershme në internet dhe, kur dëshirohet, shpërndarjen e përmbajtjeve me pasagjerët.

“Star”: Të pasionuarit me serialin “Zgjimi Ertugrul” nga Pakistani vizitojnë nënprefekturën Sogut të Bilecik-ut

Tre shokë pakistanezë, të cilët u prekën nga seriali 'Zgjimi Ertugrul', i cili u transmetua në televizionin shtetëror të Pakistanit dhe tërhoqi vëmendje të madhe në vend, vizituan varrin e Ertugrul Gaziut në nënprefekturën Sogut të Bilecik-ut.

“Hurriyet”: Digjitalizimi do të reflektojë pozitivisht në numrin e turistëve

Njoftimi për hyrje në shërbim të platformës digjitale, e cila u krijua nën udhëheqjen e ministrit të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy që deklaroi se kjo do të kontribuojë në diferencimin e Turqisë nga konkurrentët me projektin e saj bashkëkohorë dhe infrastrukturën teknologjike, u mirëprit në sektorin e turizmit. Pritet që platforma "goturkey.com", e cila synon t'i sigurojë vlerat kulturore dhe turistike të vendit nën një çati, të reflektojë pozitivisht për të gjithë përdoruesit që duan të marrin informacion në lidhje me Turqinë dhe të planifikojnë udhëtimin e tyre dhe në prenotimet e 2021.



Lajme të ngjashme