Shtypi turk 14.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 14 dhjetor 2020:

1545217
Shtypi turk 14.12.2020

“Vatan”: Turqia e vendosur për të mbrojtur të drejtat e saj në Mesdheun Lindor dhe Egje

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Turqia është në favor të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se “Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e vendit tonë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV-TRNC) në Egje dhe Mesdheun Lindor dhe garantojnë paqen dhe sigurinë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe të aleancës për ishullin e Qipros".

“Yeni Safak”: Periudha e rindërtimit në Karabak

Kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Azerbajxhan i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Samil Ayrim tha se në Karabak, i cili ishte pushtuar për 30 vjet, nuk ka mbetur asnjë infrastrukturë, asnjë ndërtesë, shkollë, bibliotekë, xhami dhe kishë, sepse të gjitha u shkatërruan nga Armenia. Ayrim tha se “Këto do të ndërtohen nga ndërmarrjet turke. Do të ndërtohen vendbanime të reja dhe infrastruktura".

“Star”: Turqia gjithmonë ka qëndruar pranë Azerbajxhanit

Elshad Aliyev, nënkryetar i Komitetit Shtetëror për Diasporën e Azerbajxhanit, deklaroi se gjatë luftës së tyre me Armeninë, së bashku me diasporën Turke, ata organizuan aktivitete të ndryshme në botë, ndërsa shtoi se Turqia ka qenë me pranë tyre në pothuajse të gjitha aktivitetet. Aliyev, i cili bëri të ditur se “kanë arritur gjëra të mëdha”, gjithashtu falënderoi diasporën turke dhe Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

“Haberturk”: Eksport i dronëve në Tunizi

Industria e Aeronautikës dhe Hapësirës Turke (TUSAŞ) do t’i dorëzojë 3 dronë ANKA dhe 3 sisteme të kontrollit tokësor Komandës së Forcave Ajrore Tuniziane në vlerë 80 milion dollarë. Kjo shifër do të rritet në vitet e ardhshme. 52 pilotëve tunizianë dhe personelit të mirëmbajtjes do t'u jepen gjithashtu trajnimet e nevojshme në objektet e TUSAŞ në Ankara.

“Sabah”: Fluturimet në linjën Dubai-Stamboll fillojnë sërish pas 9 muajve

Pas një pauze 9-mujore për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), u raportua se do të rinisin fluturimet nga Dubai në Stamboll. Kompania “Flydubai”, me seli në Dubai, njoftoi se fluturimet nga Dubai në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit do të rinisin nga 17 dhjetori.



Lajme të ngjashme