Shtypi turk 24.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 24 nëntor 2020:

1533325
Shtypi turk 24.11.2020

“Hürriyet”: Pirateria që zgjati 12 orë

Marinarët gjermanë, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar, ndaluan dhe kontrolluan anijen turke “Roseline A” që dërgonte ushqime në Libi. Gjermanët, të cilët nuk gjetën asgjë tjetër veçse ndihmat njerëzore në anije, pas afërsisht 12 orësh u larguan nga anija. Turqia dënoi operacionin dhe i dha notë Bashkimit Evropian, Italisë dhe Gjermanisë.

“Yeni Şafak”: Kontrolli i jashtëligjshëm ndaj anijes turke nuk mund të pranohet kurrë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy tha se operacioni “Irini”, që Bashkimi Evropian ka filluar në Mesdhe pa u konsultuar me qeverinë legjitime të Libisë, Turqinë dhe NATO-n vë në diskutim asnjanësinë. Në një situatë të tillë, standardi i dyfishtë që zbatohet ndaj anijeve që bëjnë transport nga Turqia në Libi dhe veprimet e jashtëligjshme (kontrolli i jashtëligjshëm ndaj anijes) nuk mund të pranohen kurrë.

“Haber Türk”: Fituesi në Libi ishte Turqia

Specialisti amerikan Jason Pack tha se dimensioni strategjik i luftës në ajër në Libi u krye plotësisht nga të huajt, por Turqia e fitoi luftën. Forcat e paligjshme të liderit Halife Hafter dhe Ushtrisë Kombëtare Libiane ishin pala që filloi luftën në Libi me mbështetje të vendeve si Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Pack dhe shtoi se që nga fillimi i këtij viti, pësuan disfatë veçanërisht prej mjeteve ajrore pa pilot dhe teknologjisë luftarake të Turqisë.

“Vatan”: Zotëruesit e rinj të qiellit janë dronët turq “SIHA”

Një nga gazetat më prestigjioze të Spanjës, “El Pais” shkroi me lëvdata për dronët, mjetet ajrore pa pilot të Turqisë (SIHA). Duke deklaruar se SIHA-të turke, për të cilat përdori shprehjen "Pronarët e rinj të qiellit", gazeta shkroi se ato janë shumë më të mira për sa i përket kostos dhe efektit në krahasim me avionët e tjerë të përdorur në luftëra. “Duke qenë se mund të regjistrojnë objektivat që shkatërrojnë, në të njëjtën kohë kthehen edhe në armë të fuqishme të propagandës. Ato janë shumë efektive në demoralizimin e armikut", shkruhet në “El Pais”.

“Sabah”: Turqia, preferenca në turizmin e dimrit

Turistët rusë dhe ukrainas që nuk mund të shkojnë në Alpe këtë vit, e kthyen drejtimin nga Turqia. Kërkesa e lartë rriti shfrytëzimin e kapacitetit të hoteleve në 80 përqind. Qendrat e skive në Turqi këtë dimër do të kalojnë një sezon gjallërues.



Lajme të ngjashme