Shtypi turk 23.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 23 nëntor 2020:

1532795
Shtypi turk 23.11.2020

“Star”Erdogan: Jemi vendi i vetëm i NATO-s që jemi përplasur trup më trup me DAESH-in

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë të dielën në Samitin e G20-s, organizuar nën mikpritjen e Arabisë Saudite, por i mbajtur me videokonferencë për shkak pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), me një lidhje të drejtpërdrejtë nga Qoshku i Vahdettinit në Stamboll. “Pavarësisht se jemi lënë vetëm, deri më tani kemi kapur dhe rikthyer në vendet e tyre rreth 9.000 terroristë të huaj. Ne jemi vendi i vetëm i NATO-s që jemi përplasur trup më trup me DAESH-in në Siri”, u tha ai liderëve të G20-s.

“Vatan”Deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare për “mocionin”

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një deklarate të shkruar lidhur me mocionin që lejon dërgimin e ushtarëve turq në Azerbajxhan, “trupat turke do të jenë me mision në qendrën e përbashkët që do të ndërtohet me Rusinë dhe në aktivitetet që do të kryhen nga kjo qendër për një periudhë 1-vjeçare”.

“Sabah”Shtypi gjerman: Shtetet evropiane nuk u bëjnë dot ballë dronëve luftarakë turq

Portali informativ gjerman “Tagesschau” foli me lëvdata për dronët luftarakë të Turqisë. Në një artikull mbi tensionin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor, portali gjerman theksoi se dronët luftarakë të siguruar nga Turqia kanë dhënë një kontribut shumë të madh në fitoren e Azerbajxhanit. “Aktualisht asnjë sistem i mbrojtjes ajrore në inventarin e shteteve evropiane nuk mund t'iu bëjë ballë dronëve luftarakë turq”, shkroi “Tagesschau”.

“Hürriyet”U testua... Fillimisht do të përdoret në raketat “SOM”

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, mori pjesë në testimin e Motorit Turboreaktiv Kombëtar të zhvilluar nga kompania turke e kërkim-zhvillimit “Kale Arge”. “Me këtë motor të zhvilluar nga kompania «Kale Arge», të cilin – me lejen e Allahut – do të na e dorëzojë së afërmi, ne do të mbyllim një deficit shumë të madh të vendit tonë. Motori Turboreaktiv Kombëtar do të përdoret fillimisht në prodhimin në seri të raketave «SOM», një nevojë e Komandës së Forcave Ajrore”, deklaroi ministri Varank.

“Yenişafak”Fëmija 12-vjeçar turk, rezident në SHBA, ndër 100 shahistët më të mirë të botës

Kagan Uz, një djalë 12-vjeçar turk që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është renditur në mesin e 100 shahistëve më të mirë të botës në grupmoshën e vetë. “Synimi im është të bëhem një shahist i mirë dhe të vazhdoj të luaj, nuk kam plane të ndalem”, tha Uz, i cili ka mësuar të luaj shah në moshën 6-vjeçare. Ai luan shah rregullisht dhe merr pjesë në gara që kur ishte 9 vjeç.



Lajme të ngjashme