Shtypi turk 20.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 20 nëntor 2020.

1531205
Shtypi turk 20.11.2020

“Sabah”: Mesazh i qartë nga Erdogan: Turqia do të hyjë në një trend të ri rritjeje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e mbajtur gjatë pritjes në Pallatin Vahdetin në Stamboll të delegacionit të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), tha: “Po jetohen ndryshime të mëdha në ekuilibrat ekonomike dhe politike. Duke forcuar demokracinë do të gjallërojmë investimet tona. Turqinë do ta fusim në një trend të ri rritjeje. Dhe këtë do ta realizojmë brenda dialogut, bashkëpunimit dhe në përshtatje me të gjitha palët, me në krye botën tonë të biznesit”.

“Hürriyet”: Reagim i ashpër nga Ministria e Jashtme ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ashpër në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një vendbanim të paligjshëm izraelit në tokat e pushtuara të Palestinës. “Pas kësaj vizite qëndron qëllimi i legjitimimit të veprimeve të paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.  

“Vatan”: Deklaratë për Libinë nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se është e domosdoshme të ndalen të gjitha ndihma e huaj për Haftarin, në mënyrë që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Libi. "Forcat e Haftarit dhe mercenarët e huaj paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike në Libi. Ashtu siç e pranojmë të gjithë, nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem", tha Akar.

“Haber Türk”: Deklaratë e re nga Prof. Dr. Ugur Sahin

Pyetjes se kur do të fillojë shpërndarja e vaksinës antiCOVID të kompanisë farmaceutike “Pfizer” dhe “BioNTech që është 95% efikase për të parandaluar koronavirusin e ri, Prof. Dr. Ugur Sahin, një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë “BioNTech” iu përgjigj duke thënë: “Nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të marrim miratim në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe do të fillojmë shpërndarjen e vaksinës përpara Krishtlindjeve. Por kjo është e mundur vetëm nëse gjithçka shkon mirë".

“Star”: Gjigandi kinez i teknologji “Do të investojmë në Turqi”

Kompania teknologjike kineze po përgatitet për një investim afatgjatë në Turqi. Nënkryetari i Lartë i kompanisë “H3C”, Gary Huang, tha: 'Ne jemi duke planifikuar një investim afatgjatë me Turqinë dhe synojmë të arrijmë së bashku transformimin digjital”.



Lajme të ngjashme