Shtypi turk 19.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 19 nëntor 2020:

1530580
Shtypi turk 19.11.2020

Yeni Şafak” – Presidenti Erdogan: Jemi bërë një vend që mund t’i kapërcejë me mundësitë e veta të gjitha embargot 

Duke folur në programin e prezantimit të sistemeve të reja dhe inaugurimit të uzinave të reja të kompanisë së njohur turke në industrinë e mbrojtjes “ASELSAN”, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është shndërruar në një vend që mund t’i kapërcejë me fuqitë e veta të gjitha kufizimet që i nxjerrin përpara asaj furnizuesit globalë dhe embargot e fshehta ose të hapura që vendosen kundër saj. “Ne përfaqësohemi me 7 kompani në listën e 100 firmave më të mëdha të mbrojtjes në botë. Pesë kompani kanë hyrë në listë vetëm këto pesë vitet e fundit”,- shtoi udhëheqësi tuk.

Hürriyet” - Deklarata e ministrit të Shëndetësisë në lidhje me vaksinën antiCovid

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se ka shumë të ngjarë që në dhjetor të jepet licenca për vaksinën kundër Covid-19, që është prodhuar nga kompania «BioNTech», e drejtuar nga çifti Prof. Uğur Şahin dhe Dr. Özlem Türeci, në bashkëpunim me firmën amerikane «Pfizer». Ministri Koca sqaroi se vaksina vendase mund të jetë gati për përdorim në prill.

Star” - Ministri Varank flet për automjetin vendor

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se ata kanë zbatuar një projekt shumë të rëndësishëm, i cili do ta lejojë makinën vendase të konkurrojë në tregun botëror. "Shkalla e pjesëmarrjes lokale do të jetë 51% kur këto makina të fillojnë të dalin në rrugë në fund të vitit 2022. Kurse në vitin 2026 shkalla do të rritet në 68%",- u shpreh ministri.

Sabah” -Turqia është vendi më i pëlqyer nga bota arabe

Një anketë e kompanisë amerikane “Arab Center” konfirmon se prestigji i Turqisë po rritet në Lindjen e Mesme. Sipas rezultateve të anketës së kryer në 13 vende, Turqia është vendi me politikën e jashtme më të favorshme në botën arabe.

Vatan” – Aeroporti i Stambollit merr çmimin “Aeroporti më i mirë në Evropë në transformimin digjital”

Aeroporti i Stambollit mori çmimin për "Aeroportin më të mirë në Evropë në Transformimin Digjital" në kuadër të edicionit të 16-të të “ACI Europe Awards”, organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.



Lajme të ngjashme